Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit. CNN, duke cituar inteligjencën amerikane dhe sipas zyrtarëve amerikanë, shprehet se një sulm i tillë do të shënonte një shkëputje të guximshme nga politika e mëparshme e Trump dhe mund të ndezë një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme – diçka që SHBA-ja është e angazhuar për ta shmangur.

Mbetet e paqartë nëse udhëheqësit izraelitë kanë marrë një vendim përfundimtar. Megjithatë, gjasat për një skenar të tillë janë rritur ndjeshëm muajt e fundit.

Më herët, Ajatollah Khamenei i quajti kërkesat e Trump për të çmontuar programin bërthamor të Iranit “të pakuptimta”.

Khamenei theksoi se Teherani nuk do t’i kërkojë askujt lejen për pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore dhe i përshkroi kushtet e vendosura nga SHBA si krejtësisht të papranueshme.

Pas muajsh mbështetjeje të qartë, mediat amerikane kanë filluar të pasqyrojnë zhgënjimin në rritje në Shtëpinë e Bardhë me veprimet e qeverisë izraelite. Burimet thonë se presidenti “nuk është i emocionuar” me sjelljen e kryeministrit dhe mund të rishikojë qasjen e tij ndaj konfliktit.

Ndërkohë, delegacioni izraelit po kthehet nga Katari – një shenjë se negociatat me Hamasin për lirimin e pengjeve kanë dështuar./e.s

Të fundit

Sfida kundër Serbisë, sulmuesi i kombëtares rezulton me grip dhe nuk stërvitet

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet intensive për dy ndeshjet e muajit qershor. Fillimisht më datën 7, kuqezinjtë luajnë...

Bloomberg: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare!

Një aeroport i ri ndërkombëtar në bregdetin e Shqipërisë do të fillojë fluturimet brenda disa javësh në një rajon ku dhëndri i Donald Trump...

S’e përjashton protestën e diasporës, Berisha paralajmëron Ramën nga Brukseli

Në një deklaratë nga Brukseli, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri theksin te raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlmentit Europian për Shqipërinë. Sipas...

Murseli deklarohet sërish i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares së vrarë në nëntor të...

Historia e transplantit të parë të zemrës

Kur Christiaan Barnard transplantoi zemrën e parë më 3 dhjetor 1967, - dhe vendosi zemrën e një gruaje 25-vjeçare në trupin e një burri...

Lajme të tjera

Web TV