Perla e radhës nga Berisha: Kompania ndërkombëtare DHL u vu në shërbim të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët vijojnë të mos shikojnë nga vetja, por kanë gjetur një fajtor të ri për humbjen e Aleancës për Shqipërinë Madhështore më 11 maj, shkruan A2 CNN. Sali Berisha ia hodhi përgjegjësinë për rezultatin shërbimit postar ndërkombëtar DHL, i cili shpërndau zarfet me fletët e votimit në të gjithë botën, dhe të cilin e akuzon se i është bindur urdhrave të Kryeministrit Rama.

“DHL, me urdhër të qeverisë, ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me PS-në, ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej”, tha ai.

Edhe Posta Shqiptare, sipas kreut të Partisë Demokratike, është përfshirë në atë që ai e quan farsë elektorale. “Dora e zezë e Postës Shqiptare është një nga faktorët e tjerë që ushtruan ndikim mbi votën e diasporës”, shtoi Beisha.

Berisha u pyet edhe për operacionin ndërkombëtar mes SPAK dhe Antimafias italiane. Ai i dha meritat vetëm autoriteteve të huaja dhe jo institucionit të drejtuar nga Altin Dumani.

“Unë përshëndes Antimafien italiane. Antimafien, se SPAK-u aty ishte… të themi atë që është. Por ky është një operacion në vazhdim. Të presim. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha sa u arrestuan dhe nuk u dhanë asnjë të dhënë. Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën”.

Sa i përket materialit të dërguar në SHBA, ku paraqiten denoncimet e Partisë Demokratike për zgjedhjet, lideri opozitar pohoi se është një raport paraprak dhe shtoi se letra të ngjashme do të dorëzohen në të gjitha qeveritë e huaja për t’i bindur ato se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira. m.p.

Të fundit

Redi Tusha, vëllai i truprojës së Berishës; Një ndër furnizuesit kryesorë të heroinës

Redi Tusha është një ndër personat e shpallur në kërkim pas goditjes së grupit të organizuar kriminal shqiptaro-italian gjatë...

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Gjysma e të rinjve do të përballen me probleme shëndetësore

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të shëndetit tek adoleshentët në mbarë botën. Një studim i publikuar në revistën The Lancet tregon...

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër koncertin madhështor, papritur u tjetërsuan....

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në Gaza, por ai nuk tërhiqet...

U pyet për avionin dhuratë nga Katari, Trump ‘tërbohet’ me gazetarin në Shtëpinë e Bardhë

Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze...

Lajme të tjera

Web TV