Sorkadhet e Parkut Kombëtar të Tiranës në mëshirë të fatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sefer Pasha

U bënë dy muaj që tre – katër sorkadhe u dalin përpara qytetarëve. Ato lëvizin në udhët e Parkut Kombëtar të Tiranës. Askush nuk e di se në cilat rrethana këto sorkadhe janë bërë “mysafire” në udhët dhe pyllin e ashpër të parkut. Ndofta janë “arratisur” nga ndonjë kopsht biznesmeni a në nga ndonjë shtëpi private.

E çuditëshme është se sorkadhet nuk i kërkojnë pronarët. Po t’i kërkonin do t’i kapnin se sorkadhet janë shumë dashamirëse me qytetarët. Ato pranojnë të fotografohen dhe të hanë ndonjë ushqim të freskët. Qytetarët e Tiranës i shikojnë dhe i vështrojnë me kureshtje. Në mënyrë të veçantë gëzojnë fëmijët kur i shikojnë “kukullat” e gjalla jashtë ekraneve. Çdo ditë vështrojnë në ndonjë cep të pyllit se mos i shikojnë bukuroshet. Prej shtëpisë marin “çekollata” për to. Gjithsesi jeta e sorkadheve nuk është e qetë. Zagarët e qenve të gjahtarëve të Saukut ju qepen këmba – këmbës.

Ankesat e tiranasve tek policët bashkjak shkojnë në vesh të shurdhër. Nuk merremi me kafshët të përgjigjen ata. Sorkadhet nuk janë “kafshë” u them policëve. Janë simbole të botës magjike që na rrethon. Tek po i bëja një sorkadheje një vidjo mu kujtua një ngjarje në malin e Buretos. Isha i ri. Pogonasit kapën në pyll një klysh sorkadheje dhe ma dhuruan. Unë e rrita dhe ajo nuk më ndahej. Vinte dhe pinte kafe me mua në Gjirokastër. Por kur i erdhi koha e ndërzimit ajo fillojë të blegërijë dhe vështonte nga mali i Buretos, ku kishte tufa me sorkadhe. Pogonasit më thanë që ta mbyllja sorkdhen në kasolle se do të ikte në mal me sorkdhet të cilat e ndillnin që nga lart. Dhe unë ashtu bëra. Por sorkadhja nga marazi ngordhi. I gjithë reparti ushtarak e varrosi në një qoshe të repartit, aty ku ishin poligonet e qitjes.

Lexo edhe :  Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët"

Njëri nga ish ushtarët, që tani është i moshuar dhe banon në fshatin Qesarat të Tepelenës më dërgojë dhe një foto të cilën e kishte bërë me sorkadhen e vogël dikur në malin e Buretos. Ish ushtari quhet Agron Çumani. Agroni më shkruan në fejzbuk se edhe sot pogonasit kur shkojnë për në Greqi hedhin lule tek “Varri i sorkadhes”.

Të fundit

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në...

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më poshtë mesit. Një qytet mbante...

Mosnjohje e rezultatit/ Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Kreu i PD shpall si zgjidhje emergjente krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, pasi i quan farsë zgjedhjet e...

Njihuni me parashikimin e motit për sot/ Ja zonat ku do të ketë reshje shiu!

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me...

Lajme të tjera

Web TV