Ekzekutimi ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja drejt zbardhjes? Shpallen në kërkim dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka shpallur ne kërkim dy persona në lidhje me atentatin ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja, krim i ndodhur në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet po ecin në rrugën e duhur drejt zbardhjes së ekzekutimit mafioz pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj) dhe identifikimin e personave të përfshirë në atentat.

Raportohet se dy personat e shpallur në kërkim dyshohet se kanë ndihmuar autorët për krijimin e infrastrukturës për eliminimin e Ermir Dedjas.

Sipas burimeve, ata kanë siguruar automjetin dhe bashkëpunuan ngushtë me ekzekutorët, të cilët mendohet të kenë qenë dy persona.

Ndërkohe, ekspertët e kriminalistikës provat e gjetura në automjetin tip Seat të përdorur nga atentatorët, që u gjet i djegur në Gërdec, i kanë dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe presin rezultatet e analizave.

Për shkak të angazhimit të 29-vjeçarit në aktivitete të ndryshme kriminale përgjatë viteve të fundit, policia ka ngritur disa pista hetimi për vrasjen e Ermir Dedjas, personazh i njohur për policinë.

Ermir Dedja u qëllua për vdekje në Durrës teksa ndodhej nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai mori një plumb në gjoks që i shkaktoi vdekjen./e.s

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV