Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të kryesuar nga znj. Kathryn Hammond, Zëvendësshefe e Misionit të Ambasadës, si dhe me një ekip ekspertësh nga Washington D.C, për të zhvilluar një ceremoni të posaçme dhurimi të pajisjeve për përmirësimin e sistemit penitenciar shqiptar.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të programeve strategjike të qeverisë amerikane si INL (Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit) dhe ICITAP (Programi Ndërkombëtar për Asistencën në Trajnimin e Hetimeve Kriminale), të cilët janë kontribuues kyç në forcimin e kapaciteteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Fokusi i kësaj mbështetjeje konkrete është përmirësimi i standardeve të punës dhe forcimi i infrastrukturës në sistemin tonë penitenciar, përmes pajisjeve teknike moderne dhe trajnimeve profesionale.
Falë mbështetjes së Uashingtonit, Qose theksoi rëndësinë e ngritjes së strukturave të specializuara, si Drejtoria e Analizës dhe Vlerësimit të Riskut, që po ndjek modele inteligjente të ngjashme me ato të sistemit korrektues amerikan.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane dhe theksoi se përballja me sfidat e reformimit të mëtejshëm të sistemit kërkon partneritet të qëndrueshëm. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson fort marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner strategjik për profesionalizimin dhe modernizimin e sistemit penitenciar,” u shpreh ai.
Nga ana e saj, znj. Kathryn Hammond vlerësoi përparimin e bërë në drejtim të reformimit të sistemit penitenciar shqiptar, duke theksuar angazhimin e SHBA-së për të mbështetur më tej përpjekjet për një sistem më të drejtë, më të sigurt dhe më human.

Pjesë e delegacionit ishin gjithashtu z. Stephen Fields nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, z. Richard Deasy, atashe pranë ICITAP, dhe z. John Kastning nga INL, si dhe Nisha Abraham, oficere politike-ushtarake të cilët rikonfirmuan angazhimin për të mbështetur përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e drejtësisë penale./e.s

Lexo edhe :  Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Të fundit

“Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje vdekjes së një turisti nga ky vend dhe gjendjes kritike që...

Jeta luksoze e të birit i kushton pushtetin/ Kryeministri i këtij vendi jep dorëheqjen

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit në parlament. Votimi erdhi pas ditë të tëra protestash masive mbi akuzat...

IA “kërcënon” profesionet e grave/ Trefish më të rrezikuara se burrat për t’u zëvendësuar

Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon se punët e grave në vendet me të ardhura të larta kanë më...

Në prag të luftës së tretë botërore?/ Kina, kërcënim global

Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj komentoi për ‘ABC e mëngjesit’ zhvillimet gjeopolitike në një situatë të tensionuar globale ku superfuqitë botërore kanë përplasje interesash. Demiraj...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë jomateriale

Të rinjtë shqiptarë janë të interesuar dhe të angazhuar për të ruajtur trashëgiminë kulturore jomateriale, megjithatë përballen me mungesa në njohuri dhe akses. Është...

Lajme të tjera

Web TV