‘Treni bullgar’/ Celibashi: Rasti duhet të hetohet, t’i jepet përgjigje shqetësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”.

I pyetur nga gazetarët, Celibashi u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dijeni për këtë rast, por theksoi se çdo denoncim i tillë duhet të hetohet nga organet kompetente.

“Jo, nuk kemi dijeni, por ajo që mund të them pa hezitim është që rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht,” tha Celibashi.

Denoncimi i Berishes

Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash, sipas tij për të blerë votat.

Sipas Berishës, informacioni i është përcjellë mbrëmjen e djeshme deputetit të ardhshëm të Elbasanit, Blendi Himci, i cili sot në mëngjes ka shkuar në ambientet e lokalit dhe ka gjetur aty fletë votimi, lista votuesish dhe materiale të tjera zgjedhore, në një vend të dyshuar si pjesë e asaj që Berisha e quajti “treni bullgar”.

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty,” u shpreh Berisha, duke iu referuar një praktike të njohur për manipulimin e votave./e.s

Të fundit

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më...

Mosnjohje e rezultatit/ Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Kreu i PD shpall si zgjidhje emergjente krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, pasi i quan farsë zgjedhjet e...

Njihuni me parashikimin e motit për sot/ Ja zonat ku do të ketë reshje shiu!

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me...

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare Shqiptare, i krijuar që prej...

Lajme të tjera

Web TV