Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për grupkapitullin “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, e dyta në më pak se një muaj.

Në emër të Shqipërisë, bisedimet i udhëhoqi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ishte i shoqëruar nga ministrja Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

“Hapja e sotme e 8 kapitujve të rinj pasqyron progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një shenjë e qartë se sa larg kemi arritur në një kohë kaq të shkurtër. Rruga jonë drejt BE-së nuk ka qenë kurrë më e qartë ose më e vendosur.

Ky grupkapitull përfshin politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor si dhe median e transformimin digjital. Kjo do të thotë shërbime publike me të thjeshta dhe transparente, mbrojtje më të fortë për punëtoret dhe vende pune më të sigurta.

Po ashtu, bizneset shqiptare do të kenë mundësi të rriten dhe të jenë konkurrues në tregjet europiane.  Ndërsa të rinjtë shqiptare do të kenë më shumë akses në arsim, bursa, kërkim shkencor apo edhe programet e trajnimit të Bashkimit Europian.

Pergjatë këtyre tetë muajve, Shqipëria ka hapur negociatat me Bashkimin Europian për 27 fusha. Fillimisht, u cel grupkapitulli i Themelorëve, që përfshin sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës. Me pas u hapen negociatat për Grupkapitullin e “Marrëdhënieve me Jashtë” si dhe “Tregut te Brendshëm”.

Ambicia e qeverisë është që deri në 2027 të mbyllë të gjithë grupkapitujt e integrimit, në mënyre që brenda 2030, të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian.

Ky objektiv u konfirmua edhe nga liderët dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, të cilët nga Tirana, rikonfirmuan mbështetjen për perspektivën europiane të Shqipërisë./e.t

Të fundit

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e...

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e...

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj Bokës në Gjakovë. Disa mira...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe...

Lajme të tjera

Web TV