Artan Fuga: Vetëm një referendum e shpëton nga shembja Teatrin Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Çështja e Teatrit Kombëtar është futur në një rrugë pa krye dhe e vetmja mënyrë për të shmangur shembjen është mbajtja e një referendumi lokal” deklaroi sot profesor Artan Fuga.

Në një intervistë për Rtv Ora, Fuga thotë se qeveria e ka futur në një situatë të vështirë bashkinë me kalimin e truallit pasi ka një kontraditë dhe kushte që ajo nuk i realizon dot.

Gjithë kjo, vijon ai, krijon tensionin social mes artistëve duke i ndarë në dy fronte pro dhe kundër.

Fuga: Ka një shkresë të qeverisë që i kalon truallin e teatrit bashkisë. Po ndërtesën, kompetencat administrative mbi kolektivin, po për funksionimin e teatrit? Atje thuhet për truallin, edhe trualli i kalohet bashkisë së Tiranës me disa kushte që edhe i thotë bëje, por edhe i thotë mos e bëj. E fut në një situatë të vështirë.I thotë të bëhet një ndërtesë e re por nuk i thotë prish këtë.I thotë do ta bësh por pasi të konsultohesh me komunitetet.

Ku u bë? Komunitetet nuk i përfaqësojnë as ata që bënë peticionin sot dhe as ata që mbrojnë teatrin. Unë mbledh firma këtej dhe ti andej, është rrugë pa krye. Unë jam shprehur, jam për të ruajtur trashëgiminë. E dua atë teatër, kam protestuar dhe do të protestoj për të, edhe do ta mbroj. Por kjo inkoherencë dhe kontraditë brenda shkresës që edhe ta jap ta bësh, por edhe me kushte që nuk i realizon dot, ajo e prodhon tensionin social atje. Pse kështu i zgjidhim ne këto gjëra, me mundje?!Po kthehemi në epokat para ligjore. 

Unë e kam propozuar referendumin lokal dhe po nuk u bë teatri rrezikon të prishet. Ligji që ktheu Presidenti dhe është në Kuvend nuk e mbron Teatrin, ligji nuk ka hyrë në fuqi, nuk është ajo rruga. Duhet ndërmarrë një veprim mbrojtje reale sikundër ata njerëz që e kanë mbrojtur teatrin janë për tu respektuar por kjo shkon deri në një pikë të caktuar.Përsa kohë është bërë pasuri lokale, referendumi kombëtar ishte i zorshëm për tu arritur, tani kërkoj referendum lokal. Mund të mos e lejojnë të bëhet por unë mbledh firma dhe kërkoj një veprim politik, po më pengove ta bëj, ka një ndalesë politike këtu. Dhe parimisht është e drejtë, sepse asnjë nuk e ka legjitimitetin.

Të fundit

Andrew Tate dhe vëllai i tij ‘korrin’ fitore të rëndësishme në Gjykatë

Influencuesi kontrovers Andrew Tate ka siguruar një fitore ligjore sot pasi një gjykatë rumune refuzoi ta gjykonte atë për...

Buxheti i vitit 2025 botohet në fletoren zyrtare, ja kur hyn në fuqi

Pas dekretimit nga presidenti Begaj në datën 16 dhjetor, ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 është botuar në fletoren zyrtare. Ligji për Buxhetin...

“Brexit” i kushtoi 34 miliardë dollarë Britanisë së Madhe në dy vitet e para

Pasojat ekonomike nga Brexit-i kanë çuar në një reduktim prej 34 miliardë dollarë të tregtisë me Bashkimin Evropian (BE) gjatë dy viteve të para...

Vjen lajmi i mirë/ Ikona e muzikës shqiptare do i rikthehet muzikës!

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku do i rikthehet muzikës. Këngëtarja shqiptare pritet të bëhet pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top...

Opozita rikthehet vetëm nëse bën ‘Kongresin e 10’ për të dënuar Sali Berishën!

Ylli Pata Opozita sot është e larme. Ka mjaft grupe, forca, edhe parti që qartazi i kundërvihen Sali Berishës. Janë qartazi pro SPAK, përkatësisht operacionit...

Lajme të tjera

Web TV