Nga Leao deri te Raphinha, dalin 5 emrat që kërkon Bayern për krahun e majtë të sulmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Florian Wirtz zgjodhi Liverpool, kështu që Bayern duhet të veprojë shpejt për të gjetur një sulmues të majtë. Klubi bavarez ka disa pista në lojë dhe ende nuk ka marrë një vendim final se cili është profili i duhur për skuadrën.

I pari për momentin renditet Nico Williams. Ylli i Bilbaos ka klauzolë 58 mln euro. Real Madrid dhe Arsenal kanë shfaqur interes për të. Kjo e bën të vështirë betejën e Bayern, sepse nuk është klub aq joshës për spanjollin, sidomos përballë Los Blancos.

I dyti në radhën e objektivave të Bayern është Raphinha. Ylli i Barcelonës ka kohë që ndiqet nga klubi bavarez. Ai kushton mbi 70 mln euro, shifër që nuk i tremb kampionët e Gjermanisë. Problemi është se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

I treti nga emrat e përmendur në Mynih është Eberechi Eze. Ai luan te Crystal Palace dhe kushton rreth 55 mln euro. Ka disa ditë që flitet se Bayern po e ndjek këtë lojtar. Ai luan si trekuartist dhe si sulmues i majtë.

Emri i katërt është Kaoru Mitoma. 28-vjeçari luan te Brighton dhe vlerësohet rreth 50 mln euro. Bayern e pëlqen shumë profilin e tij.

I pesti, por jo më pak i kërkuari, është ylli i Milanit, Rafael Leao. Portugezi kushton rreth 75 mln euro. Për të kanë interes edhe Barcelona dhe disa klube angleze. Problemi i tij është mungesa e qëndrueshmërisë. Bayern “trembet” nga lojtarë të tillë. m.p.

Të fundit

Elon Musk largohet nga administrata Trump, ja arsyeja

Miliarderi dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi drejtoi një fushatë të ashpër për...

Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun, më dogji diplomën

I ftuar në podkastin “Klo’s Friends”, me gazetaren Klotilda Harka, Erjon Zaloshnja befasoi me pohimin se Eni Çobani i ka djegur diplomën. Ai tregoi...

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Aachen të Gjermanisë. Shefi i ekzekutivit do të marrë pjesë në punimet e ...

Gjykata amerikane “shuplakë” Trumpit: Shpalli tarifa në kalim të kompetencave

Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat e shpallura nga presidenti Donald Trump, duke i cilësuar ato si tejkalim të kompetencave të tij. Gjykata e...

Braçe: “Pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Duhet të jetë në…”

ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin...

Lajme të tjera

Web TV