Ndarja e parakohshme nga jeta e Artan Lames, sot homazhet te Akademia e Shkencave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në sallën “Libri Enciklopedik”, pranë Akademisë së Shkencave nga ora 10:00 do të mbahen homazhet për studiuesin dhe historianin e njohur Artan Lame i cili u nda nga jeta më 23 maj pas problemeve shëndetësore të vazhdueshme me zemrën.

Pas homazheve, në orën 12:00, Lame do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Artan Lame ka mbajtur detyra të rëndësishme, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Publicist dhe opinionist, pasioni i tij i rrallë ishte historia. Renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit, veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Artan Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013.

Ai kontribuoi gjithashtu në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013. Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë./e.t

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

Lajme të tjera

Web TV