“Travel off Path”: Ksamili, “Maldivet e Evropës”, zgjedhja perfekte për pushime verore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rritjen e temperaturave në Evropën Jugore dhe rifillimin e fluturimeve sezonale drejt destinacioneve me diell – ndoshta po kërkoni një alternativë për pushimet tuaja të ardhshme verore, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.

Amalfi dhe vargu i fshatrave të tij shkëmborë të përqafuar nga detet e kaltra, Riviera Franceze dhe Kroacia me udhëtimet e saj piktoreske bregdetare dhe pushimet në ishuj mbeten destinacionet klasike më të frekuentuara nga turistët.

Por, ndoshta po kërkoni diçka pak më ndryshe këtë herë, jashtë të zakonshmes, ku të ndërthuren si sharmi historik ashtu edhe shërbime moderne turistike, dhe ndoshta plazhe të bukura me rërë të bardhë të ngjashme me Karaibet!

Zbuloni Sarandën, Perlën e Rivierës Shqiptare

Një qytet turistik në zhvillim e sipër që zë një gji në formë patkoi, Saranda është e vendosur midis kodrave të gjelbërta të Shqipërisë, një zemër të Evropës, dhe Detit Jon me ngjyrë të kaltër.

Ka shumë për të zbuluar në të gjithë Shqipërinë, por nëse është hera juaj e parë që eksploroni destinacionin me rritjen më të shpejtë në Evropën Juglindore, Saranda është ndoshta vendi ideal për të nisur itinerarin.

Destinacioni turistik më i zhvilluar i Shqipërisë, është shtëpia e një shëtitoreje moderne me palma, një varg hotelesh buzë detit – me çmime të përballueshme krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut – dhe një numër monumentesh të lashta që do t’ju kthejnë pas në kohë – në Botën e Lashtë.

Hotelet në plazh kushtojnë vetëm 28 dollarë nata

Pikërisht në qendër të Sarandës, shumë pranë plazhit kryesor, mund të rezervoni një apartament në muajin qershor, muajin më të nxehtë në Shqipëri, për vetëm 52 dollarë nata – ose edhe më lirë 28 dollarë nëse udhëtoni çift.

Kur bëhet fjalë për përvojën tradicionale të hotelit, “Hotel Havana” me katër yje ofron dhoma për 57 dollarë nata.

Resorti luksoz me pesë yje, “San Angelo Resort & Spa” ka një plazh privat, të qetë me rërë dhe zhavorr, me shërbime të klasit botëror, duke përfshirë një pishinë të bukur, restorante të njohura dhe një qendër Wellness – 211 dollarë nata.

Lexo edhe :  Izraeli njofton ndërtimin e 22 vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar

Në përgjithësi, Saranda ofron një vend pushimi veror evropian krejtësisht të përballueshëm.

Kostoja mesatare e një vakti në një restorant të lirë është rreth 11 dollarë, kostot e transportit mesatarisht 8 dollarë në ditë, duke përfshirë autobusët dhe taksitë lokale, dhe nëse jeni të kujdesshëm me buxhetin tuaj, mund t’ia dilni mbanë fare mirë me 350 dollarë për javën.

Mirë se vini në “Karaibet e Evropës”

Vizitoni Ksamilin – një fshat bregdetar i krahasuar me Maldivet – që po shndërrohet ngadalë në një destinacion turistik – vetëm 25 minuta larg me makinë nga Saranda.

Ndryshe nga shumica e plazheve në bregdetin Jon, Ksamili është i mbushur me rërë të butë dhe të bardhë, dhe i kombinuar me ujërat kristalore, vilat luksoze dhe skelat piktoreske prej druri që shtrihen drejt ishujve të gjelbër në distancë – duke ofruar një pamje “tropikale”.

Vlen të përmendet se Ksamili është ndoshta zona më e vizituar e Sarandës.

Sharmi i Lashtë i pamohueshëm

Përveç vijës bregdetare të mrekullueshme, Saranda është e njohur për rolin e saj si një portë hyrëse në një nga rajonet më të ngarkuara, historikisht, të pellgut të Mesdheut.

Rreth gjysmë ore me makinë në jug të qytetit, Parku Kombëtar i Butrintit është një zonë e madhe arkeologjike – që përfshin një qytet të rrënuar greko-romak, me një teatër antik, tempuj të panumërt dhe një fortesë në majë të kodrës me pamje nga ligatinat piktoreske.

Kalaja mesjetare e Lëkurësit ofron një panoramë marramendëse të qytetit, dhe është vendi perfekt ku mund të shijoni perëndimin e diellit.

Brenda ka një restorant, kështu që mund të shijoni një vakt tradicional shqiptar dhe verën vendase ndërsa shikoni perëndimin e diellit mbi detin Jon./kb

Të fundit

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Lajme të tjera

Web TV