Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Kalaja ka paralajmëruar më herët se do t’i drejtohej SPAK me një kallëzim, nëse KQZ do t’i refuzonte kërkesën për hapjen e kutive të votimit.
Sipas tij, SPAK duhet të marrë në dorë procesin e sekuestrimit të kutive të votimit. Kalaja nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit./e.t