Pamje rrëqethëse, fëmija vrapon në shkollën që digjet pas sulmeve izraelite në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video rrëqethëse që po qarkullon tregon një fëmijë duke vrapuar nëpër një ndërtesë që digjet në Gaza, pasi ajo u bombardua nga Izraeli, në një sulm gjatë natës që la më shumë se 30 të vdekur.

Shkolla Fahmi al-Jarjawi në qytetin e Gazës, e cila ka strehuar palestinezë të zhvendosur, u shënjestrua si pjesë e 200 sulmeve në enklavën e shkatërruar në 48 orët e fundit, tha ushtria izraelite.

Pamjet që tregojnë një vajzë të vogël duke vrapuar nëpër ndërtesë, të cilat Al Jazeera dhe media të tjera pretendojnë se i kanë verifikuar, u ndanë nga transmetuesi kombëtar izraelit Kann News përpara se të fshiheshin. Nuk është e qartë nëse fëmija në video i shpëtoi flakëve.

Imazhe të tjera nga vendi, ku ishin strehuar familjet e zhvendosura, tregojnë kufomat e djegura të të rriturve dhe fëmijëve. Në orët që pasuan, qeveria e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se rreth 18 fëmijë ishin midis të vrarëve në sulm, të cilin e dënoi si një “masakër brutale”.

Në një deklaratë, ajo tha se Izraeli ka synuar “qëllimisht dhe sistematikisht” strehimore për persona të zhvendosur “në një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe humanitare, dhe në një përpjekje të hapur për të shkaktuar numrin më të madh të mundshëm të viktimave civile”.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se kishte “goditur terroristët kryesorë që vepronin brenda një qendre komande dhe kontrolli të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, të vendosur në një zonë që më parë shërbente si shkolla ‘Faami Aljerjawi’”./e.t

 

View this post on Instagram

 

A post shared by mohammed Al-Yaqoubi (@mohammed_26.m)

 

Të fundit

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV