“Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr “të palarat” Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në News24, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Xhaferaj deklaroi se Berisha nuk ka investuar për një lidership të ri pas humbjes së vitit 2013, por ka mbështetur një drejtues si Lulzim Basha që, sipas tij, garantonte interesat familjare të Berishës. Ai akuzoi ish-kryeministrin se ka ndërhyrë në garën mes Bashës dhe Olldashit dhe më pas ka qenë “garanti” i qëndrimit të Bashës edhe pas humbjeve në 2017 dhe 2021.

“Berisha ndërtoi një fabul të pasinqertë për t’u rikthyer në krye të PD-së pas largimit nga Basha. Pretendoi se e bëri për partinë, por në fakt veprimet e tij shërbyen vetëm interesave personale”, u shpreh Xhaferaj.

Duke ironizuar deklaratat e Berishës se drejtësia është e kapur nga Rama, Xhaferaj pyeti: “Kush ia dha vulën e partisë Berishës? Nëse është drejtësia e kapur, atëherë a nuk ishte pikërisht Rama që ja dha?”

Deputeti demokrat kritikoi dhe mënyrën se si u ndërtua koalicioni për zgjedhjet, duke e cilësuar si “koalicionin që do donte Edi Rama”, me Ilir Metën dhe Fatmir Mediun, në vend të një bashkimi më të gjerë opozitar me figura si Agron Shehaj apo Adriatik Lapaj.

“Listat u bënë siç i donte Rama. Sjellja e Berishës ka qenë ajo që i leverdis më shumë Ramës,” theksoi ai, duke shtuar se “Berisha është sot në një situatë të vështirë. Nëse nuk pretendon se zgjedhjet janë vjedhur, i mbetet vetëm të japë dorëheqjen.”

Xhaferaj parashikoi një reformim të Partisë Demokratike nga vjeshta deri në pranverë, duke theksuar se tashmë “ka një presion të qartë që PD të futet në reformim të thellë dhe të sinqertë”./e.t

Të fundit

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV