Nga Luiza Gega te Lara Colturi, Veliaj: Krenar për kampionët që valëvitën flamurin kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sportistët e mbështetur nga Bashkia e Tiranës kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare duke arritur suksese historike.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pëmes një postimi në rrjete sociale ka përmendur emra të njohur si Luiza Gega, Chermen Valiev, Islam Dudaev, Lara Colturi dhe Matvei Petrov dhe titujt që kanë rrëmbyer për Shqipërinë.

Ai thekson se pas këtyre arritjeve historike qëndron edhe mbështetja institucionale që u është dhënë sportistëve përmes Sport Klub Tiranës.

Postimi i plotë

Për ne, shqiptarët, nuk ka krenari më të madhe se sa kur shohim flamurin kuqezi të valvitet lart, në arenat më prestigjioze sportive të Europës apo të Botës. Dhe kjo ka ndodhur jo pak herë vitet e fundit, kur sportistët tanë ia kanë dalë në ngjiten në majë, me suksese që tashmë kanë hyrë në histori.

Luiza Gega u shpall Kampione e Europës në Atletikë në vitin 2022. Chermen Valiev dhe Islam Dudaev i dhanë Shqipërisë dy medalje olimpike bronzi në Paris 2024. Pak muaj më parë, Lara Colturi zuri vendin e nënkampiones në ski në kupën e botës në Austri. Matvei Petrov fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës në 2020. E plot sportistë të tjerë kanë shënuar rezultate të mëdha për vendin, falë punës së tyre, përkushtimit dhe vendosmërisë për të dhënë gjithmonë maksimumin, duke u bërë shembull edhe për sportistët e rinj.

Por, e dini çfarë kanë të përbashkët ata? Sport Klub Tiranën. Kur morëm detyrën, vendosëm të ndihmonim çdo sportist të talentuar, qoftë duke u krijuar kushtet e nevojshme për t’u stërvitur, qoftë duke i shpërblyer si kampionë. Qyteti tha: Kush sjell një medalje apo një titull, do të shpërblehet për mundin dhe suksesin që i ka dhënë vendit.

Lexo edhe :  "Të gjithë do japin llogari"/ Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

Kështu nisëm edhe praktikën e mirë të dhënies së premios edhe për ekipet kryeqytetase që fituan Kampionatin Kombëtar të Futbollit, si Tirana dhe Partizani.Jam i bindur se sportistët tanë i presin të tjera triumfe dhe flamuri shqiptar do të ngrihet sërish lart./e.t

Të fundit

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Lajme të tjera

Web TV