“Ishin perfektë dhe të ndërgjegjshëm”/ Berisha bëhet nostalgjik për diktaturën komuniste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik në narrativën elektorale të asaj periudhe ‘të artë’, duke i sjellë në dinamikën politike të ditëve aktuale për 11 majin.

I pyetur nga gazetarët përse mendonte se këto zgjedhje ishin farsë dhe provat që dispononte PD-ja, teksa përpiqej të argumentonte se ai po lufton me të gjithë botën për ta faktuar farsën elektorale të kryeministrit Edi Rama, mori si referencë administrimi zgjedhor periudhën e diktaturës komuniste.

“E kuptoni ju çfarë pozicioni jam unë sot? Unë ndihem me i motivuar se askush pas këtyre zgjedhjeve, alternativa e vetme është të qëndrojmë para së gjithash dhe në po qëndrojmë.

Administrimi më i përsosur i zgjedhjeve bëhej vetëm në diktaturë, po, ishte perfekt. Ishin të sinqertë ata, flisnin vetëm për votim, votim. Se s’kishte garë, ishin të ndërgjegjshëm për atë ata. Por për administrimin ishin të përsosur ata. Me helikopter dhe ushtri, i çonin deri në pikat më të larta, i filmonin, që ja organizimi”, tha Berisha.

Në fund të fjalës së tij ai këmbënguli se do vijonte betejën për faktimin e farsës elektorale nëpërmjet denoncimeve, rrugës ligjore dhe ballafaqimit publik, teksa shtoi se “kjo farsë ishte dy herë më e madhe se e vitit 2021”.

“Ne po bëjmë atë që po bëjmë. Përparësia absolute është faktimi i farsës elektorale dhe pastaj analiza. Nuk bëhen zgjedhje me Edi Ramën, urdhëro farsën, dy herë. Kjo farsë ishte dy herë më e madhe se e 2021”, përfundoi kreu i selisë blu./e.t

Të fundit

“Pleqëri pa taksa, pension i 13-të”, qeveria parashikon rritje të moshës së pensionit

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit...

Si e siguruam dhe verifikuam një dokument të Inteligjencës Ruse

Një urdhëresë nga shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë ishte pjesë e një pakete që u ofrua online nga një grup kibernetik kriminal. Nga...

Përmbyset historia/ Prindërit po preferojnë tani më shumë të lindin vajza se djem

Një video virale në TikTok, ka rikthyer vëmendjen te festa e quajtur “gender reveal”, ku një çift amerikan zbulon gjininë e fëmijës së tyre...

BioNtech nis testet klinike te njerëzit për vaksinën kundër kancerit të mushkërive

Një vaksinë revolucionare kundër kancerit të mushkërive, ka hyrë në fazën e parë të testimeve klinike te njerëzit, duke shënuar një hap të rëndësishëm...

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Merret në hetim drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit

Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe...

Lajme të tjera

Web TV