Gazetari Andi Bejtja sheh si rrugën e vetme të përballjes me mazhorancën dorëheqjen e Presidentit të Republikës, shkrirjen e partive opozitare dhe riformatimin opozitës në Shqipëri. Gjatë intervistës në Syri Tv, Bejtja tha se nuk sheh rrugë tjetër në këtë situatë, ndërkohë që refuzoi të vazhdojë më tej transmetimin.
“Dua t’i bie shkurt. Kjo ditë mund të kthehet në ditë të bardhë vetëm nëse Presidenti dhe partitë opozitare njoftojnë shkrirjen e tyre. Kur them shkrirje them të shkrihet PD, LSI, Presidenca dhe të dalin në shesh të barabartë me njerëzit. Këtu të riformatohet opozita. Qëllimi i mbrojtjes së teatrit dështoi. E vetmja mënyrë është shkrirja e këtyre forcave, të dalin në boulevard me njerëzit. Ndryshe nuk ka rrugë tjetër, Luli të vazhdojë të këndojë në banjo himnin e PD-së, Monika ta shtrojë byrekun te LSI-ja dhe Presidenti të vazhdojë të mastrubojë me Kushtetutën. Unë nuk shoh rrugë dhe nuk kam çfarë them më, mirupafshim”, u shpreh Bejtja.
Vendimi i bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar ka rikthyer protestat në rrugë.