Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe parashutistësh nga vende të ndryshme të Evropën të vijnë posaçërisht për të ushtruar këtë sport. Kamera e A2 CNN ka intervistuar disa prej tyre që vinin për herë në parë në Vlorë.

“Unë u hodha sot. Qyteti ishte i mrekullueshëm nga qielli. Unë jam nga Gjeneva e Zvicrës dhe vij për herën e parë në Vlorë dhe në Shqipëri gjithashtu. Këtu më pëlqen më shumë deti. Qyteti është i bukur. Ndoshta rikthehem sërish”.

“Unë vij nga Zvicra. Është hera e parë që vij në Vlorë. Duket sikur qyteti po ndryshon shumë shpejtë. Po ndërtohen me shpejtësi godina dhe gjëra të reja. Më pëlqen Vlora kur hidhem pasi është një det i madh dhe ke pamje të mrekullueshme kur hidhesh. Me shumë mundësi do të kthehem këtu prap”.

“Unë vij nga Franca. Në Vlorë është viti i dytë që vij dhe sinqerisht do të vij sërish. Qyteti është i bukur dhe është shume bukur të hidhesh këtu. Në Marsejë është një mot me erë të fortë dhe ne nuk mund të fluturojmë, prandaj ne erdhëm këtu”, raporton A2.

“Unë jam nga Zvicra. Është hera e parë që hidhem me parashutë në Vlorë. Më parë ishim për hedhje në Berat dhe ai qytet ishte i mrekullueshëm. Këtu është një qytet më i madh. Dua qe te vizitoj sa me shume shtete dhe te fluturoj. Por këto po më pëlqen shumë, pasi edhe njerëzit janë tepër të mirë”.

Grupet me parashutistë hidhen jo vetëm nga mali i Shashicës ne Vlore, por edhe nga maja e Llogorasë në drejtim të Dhërmiut, si dhe nga pika të ndryshme në qytet. m.p.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV