Banorët e Thumanës bëjnë rezistencë për të lënë hotelet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm një ditë pas përfundimit të afatit që banorët e prekur nga tërmeti të largoheshin nga hotelet ku ishin akomoduar, autoritetet vendore dhe qendrore janë tërhequr nga vendimi për t’i larguar prej tyre.

Pas datës 3 janar këta banorë supozohej që të akomodoheshin në banesa me qira të cilat do subvencionoheshin nga shteti. Duke qenë se jo të gjithë kanë gjetur banesat me qira, vendimi për qëndrimin e tyre në hotel është shtyrë.

Ditë më parë banorët të përkrahur nga Partia Demokratike, janë shprehur se do nisnin një grevë urie për të kundërshtuar vendimin e qeverisë. Nga 1000 banorë që ndodhen në hotele në Shëngjin, 120 prej tyre që kanë plotësuar procedurat u ishte kërkuar që nesër të dilnin, por ata kanë bërë rezistencë duke mos pranuar.

Përballë kësaj situate, kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, sipas banorëve ka qenë mbrëmë në hotel ku janë vendosur në Shëngjin duke u garantuar se do të vijojnë që të qëndrojnë deri kur të gjejnë shtëpitë me qira.

Qiraja e miratuar nga bashkia është 3 mijë lekë për person në muaj. Ata i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë që të rishikojë vendimin, ndërsa kanë marrë miratimin e tij. Përpos çmimit problem është edhe gjetja e shtëpive me qira./Fjala.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV