Françeska Murati, rrëfim personal/ Si është të rritesh e paragjykuar në një vend të huaj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Françeska Murati ishte e ftuar në emisionin “Piter Pan”, përballë kureshtarëve të vegjël ku tregoi për fëmijërinë e saj në Londër. Me zërin që herë dridhej e herë forcohej, rrëfeu për bullizimin si emigrante, për paragjykimin ndaj prindërve që nuk flisnin anglisht, por mbi të gjitha për krenarinë që s’e humbi kurrë: “Jam shqiptare”.

Alketa Vejsiu: Si ka qenë fëmijëria jote atje në Angli, jam shumë kureshtare ta di?

Shakira rrëfen pasiguritë në SHBA: Jetoj në frikë çdo ditë

Françeska Murati: Mendoj se fatkeqësisht është diçka që fëmijët e humbin kur janë në një qytet shumë të madh siç është Londra. Na mungon kjo pjesa e fshatit e mbushur me shumë kushërinjtë, të luajturit jashtë në natyrë, të shkuarit në plazh. Kur flas me shoqet e mia që kam këtu në Shqipëri, ato kanë kujtime shumë të bukura të fëmijërisë së tyre në plazh duke luajtur, kurse ne kemi qenë brenda në shtëpi, në një qytet shumë të madh. Unë dhe motra nuk kemi shumë vite diferencë dhe praktikisht kemi qenë shoqe të ngushta për njëra-tjetrën, pikturonim, nuk është se kishim shumë mundësi për të dalë jashtë dhe për të bërë ndonjë aktivitet. Vetëm tek-tuk, kur na çonin prindërit për ndonjë kamping, për ndonjë fundjavë. Prandaj dhe ky është synimi im që Charli të ketë sa më shumë aktivitete këtu në Shqipëri. Ajo gjëja që unë kam ëndërruar ai ta shijojë.

Alketa Vejsiu: Prindërit e tu kanë shkuar si emigrantë, apo jo? Si je trajtuar ti si emigrante atje? Ke qenë ti krenare dhe ke thënë “I’m from Albania”.

Lexo edhe :  Enada Hoxha pas divorcit: Nuk do doja që asnjë grua të kalonte atë që kalova unë

Françeska Murati: Po! Në fillim ka qenë shumë e vështirë dhe është shumë e vështirë për çdo emigrant që shkon në fillimet e veta në Angli. Sidomos atëherë që nuk ka pasur shumë informacion për Shqipërinë se ku është dhe jam bullizuar shumë për faktin që kam qenë shqiptare. Përpos faktit që kam bërtitur shumë që jam shqiptare, sepse më kanë rritur më këtë idenë që duhet të jemi krenarë, asnjëherë të mos kemi turp sidomos ne që kemin shkuar shumë të vegjël dhe jemi përshtatur shumë shpejt. Fatkeqësisht ka ndodhur kjo pjesa e bullizimit, njerëz që të gjykojnë. Prindërit nuk dinin të flisnin mirë anglisht, sidomos kur vinin në takime me prindërit, pro janë gjëra që na bëjnë gjëra më të fortë./kb

Të fundit

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin...

19 qershor 1862/ Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret federale

Në 19 qershor 1862, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që ndalonte skllavërinë në të gjitha territoret federale që nuk ishin ende...

Rreziku nga lufta Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhjen emergjente

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të premten më 20 qershor në New York,...

Horoskopi ditor, 19 Qershor 2025

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe....

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në...

Lajme të tjera

Web TV