Ç’po ndodh në Tiranë? Kryeministria rrethohet me gardhe prej hekuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar Opozita e bashkuar dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë paralajmëruar protestë pasditen e sotme. Pikërisht për këtë protestë, policia ka marrë masat për të ruajtur protestën.

Mësohet se dyert e kryeministrisë janë rrethuar me gardh metalik, ndërsa forcat e FNSH, “Shqiponjat” dhe RENEA-t janë në gatishmëri.

Gjithashtu prezencë të shtuar policie janë edhe në zonën e Pedonales dhe tek Ministria e Brendshme.

Nuk dihet ende skenari i opozitës, por siç shihet policia është përgatirur dhe mendohet se mund të ketë përplasje.

Gjithashtu po gjatë ditës së sotme, Komisioni Evropian reagoi ashpër ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për mediet të Komisonit Europian thuhet se thirrja për dialog nuk u dëgjua dhe se godina e teatrit u shemb me dhunë. Nuk munguan edhe reagimet nga ndërkombëtarët. 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës, delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk dëgjoi thirrjen për dialog. BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. Ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë. Por edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim. Peter Zingraf u ka bërë thirrje aktorëve dhe protestuesve që të përmbahen dhe të shmangin grumbullimet, por nënvizoi se prishja ishte veprim i nxituar.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV