OBSH: Koronavirusi mund të zhduket para se të krijohet ndonjë vaksinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi mund të zhduket natyrshëm përpara se të krijohet ndonjë vaksinë, deklaroi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Ne po shohim një model afërsisht të ngjashëm kudo. Unë dyshoj se kemi më shumë imunitet sesa mendohet.”, tha profesori Karol Sikora, i cili më parë drejtori programin e kancerit të OBSH-së.

“Ne duhet të vazhdojmë të ngadalësojmë virusin, ndërkohë që ai po përpiqet të shpërbëhet vetë. Unë mendoj se ky është një skenar i mundshëm.”

Fjalët e tij shpresëdhënëse vijnë disa ditë pasi një studim i ri në Gazetën Ndërkombëtare të Praktikës Klinike, duke përdorur të dhënat e shkallës së transmetimit të autoritetit lokal “R”, vlerësuar se rreth 19 milion njerëz kanë “gjasa” të kenë kontraktuar tashmë virusin në Mbretërinë e Bashkuar.

Përpjekjet e epidemiologëve për të monitoruar përhapjen e vërtetë të virusit janë penguar nga vendimi i qeverisë për të braktisur testimin dhe gjurmimin e kontakteve në mes të marsit.

Ndërsa shpresat për një kthim në atë që ministrat e kanë cilësuar si “normaliteti i ri” janë mbështetur në zhvillimin e programeve të gjera të testimit dhe gjurmimit të kontaktit, shumë kanë sugjeruar që një rikthim i plotë në realitetin para shpërthimit do të jetë i mundur vetëm pas krijimit të një vaksine./Burimi: The Indipendent

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV