Një 76-vjeçar shqiptar në Selanik akuzohet se ka abuzuar seksualisht me 4 mbesat e tij, të gjitha të mitura.
Akuza është bërë në mënyrë anonime në organizatën greke për mbrojtjen e fëmijëve “To hamogelo tou paidiou”, e cila më pas ka çuar në arrestimin e një 76-vjeçari shqiptar për ngacmim seksual ndaj 4 mbesave të tij.
Nga policia e Selanikut shtohet se është hapur dosja kundër gjyshit të 4 vajzave të mitura, anëtarë të një familje shqiptare që jetonin në një apartament në zonën Neapoli të Selanikut.
Më tej shtohet se të paktën vitin e fundit i moshuari ka abuzuar me provokime e akte të pahijshme në përsëritje kundër 4 mbesave të mitura në moshën 16 vjeçe, 12 vjeçe dhe binjake 9 vjeçare.
Urdhërarresti për të është lëshuar të premten në mbrëmje pas provave dëshmuese dhe akuzës anonime, ndërsa 76 -vjeçari shqiptar është dërguar në qeli, ku do mbahet deri ditën e nesërme, e mërkurë, deri në seancën në hetuesi, ku përballet me akuzën e krimit të rëndë./k.t/Fjala.al/