Miqtë që i erdhën në ndihmë 18-vjeçares së abuzuar seksualisht nga babai në Korçë kanë treguar momentet e tmerrit të vajzës.
Nga emisioni “Me Zemër të Hapur”, shoku dhe shoqja e saj thanë se e kishin çuar 18-vjeçaren deri te shtëpia e babait dhe po ato dy i kanë ardhur në ndihmë pas zbulimit të ngjarjes.
Teksa rrëfenin ngjarjen e tmerrshme ata theksuan se në orët e para të mëngjesit kanë shkuar të marrin shoqen e tyre, e cila ishte e tronditur dhe vetëm qante.
Shoqja: E pyesja vazhdimisht ‘çfarë ke’ dhe më thoshte se do të tregoj. Më pas më dërgoi disa voice.
Pyetje: Çfarë ndjeje ti kur dëgjoje bisedat?
Shoqja: Dridhesha e tëra, e humba fare.
Pyetje: Si ishte gjendja e saj në mëngjes, kur vajte me shokun tënd?
Shoqja: Qau direkt.
Pyetje: Ishte e shqetësuar kur e dërgove te babai?
Shoqja: Thjesht kishte një parandjenjë të keqe, ndjente që do të ndodhte një gjë e keqe.
Pyetje: Ti i dije problemet familjare të saj?
Shoqja: Po normale, e dija gjithë historinë e saj.
Pyetje: Çfarë ndodhi pas vajtët rreth orës 4 të mëngjesit në qendër dhe morët shoqen?
Shoqja: Kur erdhi te shtëpia ime në orën 5 të mëngjesit, fola me të. Më pas, pritëm sa doli mami im nga puna. Ne shkuam në polici, po atë ditë u kap dhe babai i shoqes sime, që nuk e Meriton emrin ‘baba’. Ai u kap në fshat atë pasdite. Më pas, bisedat audio i kam hedhur në disk dhe i kam printuar dhe në fletë, por ditën tjetër.
Shoku i 18-vjeçares: U nisa rreth orës 2 të mëngjesit, më njoftoi shoqja ime. Më tregoi si ishte problemi. Unë u nisa direkt në fshatin e saj. Kur e dërguam te babai ishte normale, kur e morëm ishte e tronditur, shumë e demoralizuar, nuk kam fjalë.
Pyetje: Çfarë ndodhi pasi e morët?
Shoku: Nuk doja ta trondisja më shumë, e lashë të rrinte në qetësinë e saj. E pyeta njëherë çfarë ndodhi, por ajo vetëm po qante.
18-vjeçarja e abuzuar
Pyetje: Si u ndje mamaja?
18-vjeçarja: Nuk është e lehtë për një nënë të dëgjoj këtë gjë.
Pyetje: Sa e menduar denoncimin?
18-vjeçarja: Nuk e mendova fare, ishte diçka që duhej bërë, sepse 20 vite dhunë nuk e denoncuam kurrë, por kjo ishte diçka që nuk mbante.k.t/Fjala.al/