Jennifer Lopez postoi një foto në rrjetet sociale duke treguar format e saj bombastike, por të gjithë vëmendjen e tërhoqi djali që ndodhej në sfond.
Në foton e publikuar nga vetë këngëtarja ku tregon muskujt e saj të barkut dhe format e tjera, vërshuan komente nga ndjekësit, të cilët shkruanin se përse ndodhej një djalë i trembur në sfond të fotos.
Djali, një tullac, dukej se kishte hequr maskën dhe dukej mjaft i trembur. Ndoshta djali dëshironte ta kishte më të lehtë të merrte frymë pa maskë, ndërsa po punonte.
“E vini re djalin mbrapa?”, komentonte dikush.
“Përse e ka hapur gojën djali mbrapa te shpatullat e Jenny-t?”, shkruan dikush tjetër.
Nuk është e qartë nëse djali në sfond është trajneri i J-Lo, apo thjesht dikush që po vizitonte yllin./Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Fjala.al