Statistikat/Vdekjet në Shqipëri u ulën në pikun e COVID, pandemia nuk ndikoi si në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

31 është numri zyrtar i personave të vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit, çka e bën vendin tonë një prej më pak të prekurve në Evropë nga pandemia. Ndërkohë, INSTAT ka publikuar të dhënat e tre mujorit të parë, që tregojnë një ulje të numrit të vdekjeve në Shqipëri krahasuar me 1 vit më parë.

Në periudhën janar-shkurt-mars 2020, kur mendohet të ketë qenë ‘piku’ i pandemisë, janë regjistruar 6115 vdekje, çka do të thotë rreth 4% më pak se e njëjta periudhë në vitin 2019, kur u regjistruan 6361 vdekje, raporton Fjala.al.

Nëse i shohim statistikat sipas qarqeve, vetëm Korça ka raportuar për këtë tre mujor më shumë vdekje se tre mujori i 2019-ës, ndërsa në qarqet e tjera ka rënie. 628 është numri i vdekjeve në qarkun e Korçës në tre mujorin e parë të 2020-ës, ndërsa vjet shifra ishte 611.

INSTAT bën me dije se këto statistika do të rishikohen, pasi ka patur jo pak vështirësi në grumbullimin e të dhënave për shkak të izolimit nga COVID-19. Në media ka patur shpesh diskutime nëse është fshehur shifra reale e personave që kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e COVID-19, ndërkohë që të dhënat e INSTAT paraqesin një situatë tjetër./Fjala.al

Të fundit

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Lajme të tjera

Web TV