Shqipëria merr presidencën e OSBE-së, gëzohet Ukraina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1. janar nga Sllovakia. OSBE e ka selinë e vet në Vjenë, ndërsa pjesë e kësaj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë. Detyrat e OSBE-së janë të shumta – prej vëzhgimit të zgjedhjeve, luftës për lirinë e shtypit, mbrojtjes së të drejtave të minorieteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës dhe misione të tjera.

“Shqipëria është e vendosur që të japë kontributin e vet për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit”, ka deklaruar ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, në korrik në Vjenë.

Ndërkohë, Ukraina vlerëson faktin që Shqipëria do të mbajë për një vit Presidencën e OSBE. Kjo organizatë i ka kushtuar një vëmendje të madhe konfliktit në lindje të Ukrainës, ndërkohë që edhe Presidenca shqiptare do të bëjë të njëjtën gjë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko ka deklaruar: “Unë e përgëzoj Gent Cakaj për marrjen e përgjegjësive të kryesisë së OSBE-së në vitin 2020. Ne e mirëpresim kryesinë e Shqipërisë pasi OSBE-ja luan një rol kritik dhe të rëndësishëm për të sjellë paqen në Ukrainë”.

Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, me fokus të veçantë krizën në Ukrainë është një nga prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE. Në lindje të Ukrainës, separatistët rusë vazhdojnë të sfidojnë autoritetin e Kjevit, duke kërkuar pavarësi ose bashkim me Rusinë.

Nga 1 janari 2020, Shqipëria kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në një kohë kur edhe vetë është në krizë.

Të fundit

Olsian Çela raporton para KLP/ Ja objektivat për vitin 2025

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi para KLP edhe objektivat e institucionit që ai drejton për vitin 2025. "Me synim përmbushjen e...

“Rojet bregdetare dëbojnë brutalisht emigrantët!” Frontex heton akuzat kundër Greqisë

Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se varka e tyre – sikurse dyshohet –...

Kongresi i PPE/ Berisha mesazh nga Spanja: Rikthehem aty ku isha për herë të fundit

Lideri i opozitës, Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Popullore Europiane. Kreu demokrat përmes...

Me anë të nuhatjes gratë mund ta dinë nëse do të bëhen shoqe

Një studim i ri nga Universiteti Cornell në New York ka zbuluar se ndjenja e nuhatjes luan një rol vendimtar në vendimmarrjen e grave...

6 milionë dollarë për heqjen e non grata-s/ Erion Braçe: Fat që e zbuluam para votimeve!

Kandidat i PS në qarkun e Tiranës, Erion Braçe ishte i ftuar në emisionin Dekalog ku ka komentuar kontratën 6 milionë dollarë të PD-së,...

Lajme të tjera

Web TV