Teatri/Denar Biba: Neveri për çakejtë që dalin nga errësira!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prishja e Teatrit Kombëtar do të mbahet mend gjatë. Komente pro dhe kundër lexohen çdo orë.

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka shkruar në rrjetin social një statusi që të vendosë drejtësi dhe barazi në skenë, e cila në jetë mund të jetë edhe e pamundur.

Biba nënvizon faktin se linçimi që iu është bërë zërave pro prishjes së godinës i krijon ndjesi të këqija.

“Linçimi që iu është bërë të gjithë atyre që ishin për prishjen e godinës dhe ndërtimin e një të reje, më krijon një neveritje të thellë për të gjithë këto qenie banale, çakej të opozitarit që dalin nga errësira ku i ka degdisur vogëlsia e shpirtit dhe mendjes për të vjedhur çdo kauzë qytetarë, çfarëdo qoftë kjo. Këta janë pjesë e problemit, definitivit jo e zgjidhjes,”-shkruhet ndër të tjera.

Postimi i plotë

Teatri, qe ne antikitet, ka shërbyer për te kënaqur masat. Por teatri është art, dhe arti arrin klimaksin e vet kur ngacmon emocionet me te fuqishme, qe janë liria dhe drejtësia shoqërore. Dashuria është nënprodukt i lirisë, ndaj vjen e treta.

Duke qene se liria dhe drejtësia shoqërore kane ketë potencial, dramat qe shtyjnë ne këto drejtime kane qene dhe janë ato me te preferuarat, duke e shndërruar diku me vetëdije e diku jo skenën dhe platenë e teatrit ne një mjedis ku plebenjtë jo vetëm përballen me patricët, por edhe mund te fitojnë, ndryshe nga jeta e vërtete. Prej këtej edhe roli misionar i teatrit dhe aktorit ne betejën për liri e barazi.

Me gjithë sa me lart nder mend, kur shoh e dëgjoj linçimin qe iu është bere gjithë atyre qe ishin për prishjen e asaj godinës dhe ndërtimin e një te reje, ndryshe, po aty, – im atë një prej tyre, ndonëse jo me i spikaturi, e gjitha kjo ne kontekstin lirisë (se fjalës) qe është simbolika kryesore e artit skenik, me krijon një neveritje te thelle për te gjithë këto qenie banale, çakej te opozitarit, qe dalin nga errësira ku i ka degdisur vogëlsia e shpirtit dhe e mendjes për te vjedhur çdo kauze qytetare, çfarëdo qofte kjo. Këta janë pjese e problemit, definitivit jo e zgjidhjes!

Denar Biba është djali i aktori Dervish Biba, i njohur për rolin e prokurorit të Avni Rustemit në filmin  “Dy krisma në Paris.  

 

Lexo edhe :  Meçe demaskon Berishën/ Sorosin në Shqipëri e solle vetë, në 1997 e kishe mik të ngushtë

 

 

Të fundit

19 dhjetor 1918, u mbajt Kongresi i Tiranës me në krye Abdi Toptanin

Më 19 dhjetor 1918 u mbajt Kongresi i Tiranës, një ngjarje e rëndësishme që shënoi përpjekjet për organizimin e...

New Yorku shpallet qyteti më i pasur në botë

Qyteti i Nju Jorkut, metropoli i njohur për horizontin e tij ikonik dhe rrugët plot zhurmë, është edhe një herë lideri i padiskutueshëm global...

Unë jam Zoti juaj më i lartë!

Nga Namir Lapardhaja Idhujskalitës! Popujt paganë, nevojën për adhurimin e idhujve e manifestonin edhe te krijimi i tyre prej frutit të hurmës. E krijonin me tulin...

“Kostoja e jetesës në Shqipëri më e shtrenjta në rajon”, Xhafaj: Nuk duhet përgjithësuar…

“Sa e shtrenjtë është të jetosh në Shqipëri”, është kjo tema në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme e cila solli debate...

Euro në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Ditën e sotme ,19 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94.1 lekë. Euro blihet me 97.9 lekë dhe shitet 98.6...

Lajme të tjera

Web TV