Protesta/ “Hiqni kapelet”, Lleshaj: Shtet pa polici? Kujtoni marsin e 97-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në Kuvend iu përgjigj kërkesës së aktivistëve teksa kërkonin Policisë së Shtetit të hiqnin kapelet. Ai tha se nëse nuk e dini se si është një shtet pa polici mjafton të kujtoni marsin e 1997.

Lleshaj komentoi përplasjen e policisë me protestuesit më 17 maj, për të cilët u shpreh se efektivët kanë vepruar sipas ligjit.

“Diskutimi është kthyer në absurd konceptual. Policia është parakusht që kultura të zhvillohet, nëse me kulturë kuptojmë gjithçka që është krijimtari njerëzore. Është tragjike që të përfshihet policia dhe të ndodhet në mes të këtij diskutimi për kulturën.

Ju e keni ndjekur historinë e shtetit shqiptar dhe rëniet e disahershme të tij, në ’90, në ’97…pa qenë nevoja për ushtri të huaja. Shteti shqiptar ka rënë dy herë pa faktor të jashtëm. E kemi rrëzuar nga brenda se kemi humbur konceptin elementar se çfarë është ai.

Ajo që unë ndjek është mundësimi që ky shtet të mos rrëzohet sa herë grupe të caktuara kanë një agjendë të caktuar përmes dhunës.

Çfarë duhet të bënte policia më 17 maj 2020? Unë pyes çfarë duhet të bënte policia gjatë protestave të 2019? Gjatë tërmetit 2019? Gjatë pandemisë 2020?

Përgjigjja nga shumë veta, protagonistë, ishte “Hiqni kapelën”, se unë dua të realizoj një qëllim me dhunë, pasi nuk kam arritur me instrumenta, i themi policisë hiq kapelën.

Kjo është të rikthehemi shumë kohë më pas. Nuk e di nëse ata që e artikulojnë pa turp, thirrjen “hiqni kapelën”, a e mendojnë edhe një ditë Shqipërinë pa të.

Nëse dikush e bën këtë pyetje sesi duket, i kujtoj datën 12 mars 1997, ata që janë në moshë për t’a kujtuar. Ata që se kuptojnë, le të lexojnë. I hoqën kapelet në ’97 dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Do të doja të kishte një reflektim të madh, politik dhe shoqëror. Në 17 maj, kishte 7 policë të plagosur. Nuk kam të dhëna për protestues të lënduar, pati të ndaluar, po pati.

Duhet ta kemi të qartë, se nëse vendosim të jetojmë bashkë, e vetmja gjë fundore që na bën bashkë është ligji dhe kushtetuta. Kundërshtimi është vepër penale, goditja është vepër më e rëndë penale. Duan të identifikojnë policët. Policët në 17 maj, nuk ishin individualisht, nëse doni përgjegjësi penale apo ligjore, kërkojeni tek unë, kërkojeni tek drejtori i përgjithshëm i policisë dhe tek i Tiranës. Pse? Për t’i linçuar dhe intimiduar që nesër të mos jenë më në radhët e saj?”

Të fundit

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas...

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e...

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, duke çuar në arrestime dhe...

Lajme të tjera

Web TV