Sulmi në ambasadë/ Kryeministri malazez: Të mbrojmë pavarësinë dhe lirinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç ka reaguar ashpër për sulmin ndaj ambasadës së vendit të tij në Beograd, e cila ra pre e një sulmi të huliganëve serbë.

Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë”, deklaroi kryeministri Dushko Markoviç, duke theksuar se do të mbrojë vendin e tij nga aktorë të  brendshëm dhe të jashtëm që kërkojnë destabilitet.

Mjete piroteknike janë hedhur në drejtim të godinës ku ndodhen zyrat e ambasadës në Beograd  mbrëmjen e djeshme.

Një pjesë e flamurit të Malit të Zi është dëmtuar nga flakët, ndërkohë që stafi ka bërë ndërrimin e menjëhershëm.

Në Malin e Zi situata është tensionuar ndjeshëm pas vendimit të Parlamentit për të kaluar një ligj për komunitetet fetare.

Me këtë ligj Podgorica synon të përvetësojë pronat e Kishës Ortodokse”, janë disa nga deklaratat dhe pretendimet e komunitetit serb në Mal të Zi dhe zyrtarëve në Beograd.

 

Të fundit

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH: Falja do bëhet mëngjesin e të premtes

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Njoftimin e...

Simone Inzaghi bëhet trajneri më i paguar në botë, ja kush e ndjek

Simone Inzaghi fluturoi drejt Riadit për të nisur një aventure të re në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Hilal. Inzaghi do të firmos...

“Gaza, më keq se ferri në tokë”, s’ka ushqim për banorët e uritur

“Gaza është bërë më keq se ferri në tokë”. Janë fjalët e presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric, e cila...

“Dua të mësoj dorën”, Tafani zbërthen vrasjen e Fridman Xhaferrit: E hodhëm në rezervuar

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Fridman Xhaferrit nga grupi i...

U martua për dokumente, e pëson keq 25-vjeçari shqiptar në SHBA

Një shqiptar u akuzua për mashtrim, pasi u zbulua nga agjentët federalë se ishte martuar për të përfituar letrat amerikane. Si shqiptari, edhe gruaja...

Lajme të tjera

Web TV