Gazetari Ariglon Pali ka publikuar një video të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 17 majit, kur efektivë të policisë e kanë goditur dhe e kanë shoqëruar në komisariat, teksa ndodhej në ambientet e Teatrit Kombëtar. Gazetari ka qenë së bashku me kolegë të tjerë dhe aktivistë për mbrojtjen e godinës, kur është rrethuar nga efektivët.
Edhe pse Pali i ka përsëritur disa herë se ndodhej aty si gazetar, efektivët nuk e kanë marrë parasysh po kanë vijuar me fyerje verbale. “Të q**sha median tate”, dëgjohet të thotë një efektiv.
Gazetari më pas është shoqëruar me makinën e policisë.