Skandali me I3 Ventures/ Rousaud, letër Bartomeut: Nxirrni raportet e auditimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zv.presidenti i Barcelonës i ka dërguar një letër personale presidentit Josep Maria Bartomeu, për të pyetur rreth statusit të hetimit

I ashtuquajturi “Barçagate”, i cili është një rast i zbuluar nga Cadena Ser, ​​dyshohet se kreu një seri parregullsish, duke krijuar dhe lajme negative, ndaj kundërshtarëve të presidentit Josep Maria Bartomeu, duke përfituar nga një kërkesë monitorimi për rrjetet sociale, gjë e cila ende nuk është mbyllur. Deri më tani, konkluzionet e auditimit që vetë bordi Blaugrana promovoi përmes marrjes në punë të firmës Price Waterhouse Coopers Price, janë të panjohura.

Emili Rousaud, ish-nënkryetari i Barçës, që para se të jepte dorëheqjen kritikoi, (sipas mendimit të tij), mefshtësinë e Bartomeut, kur erdhi afrimi i çështjes, ka shkruar një letër drejtuar presidentit Blaugrana, në të cilën kujton se si ish-anëtar i bordit: “Promovova drejtpërdrejt fillimin e këtij hetimi të thelluar”.

“Një nga misionet kryesore të bordit është të sigurojë transparencë të plotë në menaxhimin e klubit”,-thotë Rousaud, i cili kërkon në paragrafin e fundit “shpërndarjen e plotë të raportit, si dhe vendimet e marra nga bordi në përputhje me rrethanat”.

Jo zyrtarisht, deri para dhënies së dorëheqjes dhe sherrit me presidentin e Barçës, Emily Rousaud ishte kandidati i vazhdimit për udhëheqjen e Bartomeut në zgjedhjet e vitit 2021./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV