Hailey Bieber i përgjigjet kritikave: Nuk kam bërë kurrë ndërhyrje në fytyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hailey Bieber ka ‘shpërthyer’ në rrjetet sociale, për t’i dhënë një përgjigje të gjitha akuzave në adresë të saj, ditët e fundit, për ndërhyrje të tepruara në fytyrë. Modelja 23-vjeçare ka publikuar një foto të saj të 10 viteve më parë, kur ishte 13 vjeçe dhe një foto tjetër aktuale, ku shfaqet më e rritur dhe me make up të një artisti profesional raporton Daily Mail.

“Mjaft përdorët fotografi në të cilat jam e lyer për ta krahasuar me të vjetrat” -thotë Hailey, e cila insiston se ajo nuk ka kryer absolutisht asnjë ndërhyrje në fytyrë.

“Nuk e kam prekur kurrë fytyrën time, ndaj uluni dhe krahasojini mirë foton kur isha 13 vjeç dhe këtë ku jam 23. Të paktën krahasojini me foto më natyrale”-shton bashkëshortja e Justin Bieber.

Fansat e saj reaguan menjëherë duke mbrojtur bukurinë natyrale të modeles dhe transparencën e saj, edhe në videot që ajo realizon e publikon live në rrjetet sociale. Përkundër kësaj, Hailey postoi edhe foto nga shtëpia e saj në karantinë, ku shfaqet me një veshje sportive dhe pa tualet.

Ditët e fundit në rrjet qarkulluan foto të modeles, ku Hailey duket tërësisht ndryshe, në tiparet e saj në fytyrë. Dhe duket se 23-vjeçarja ka dashur t’i japë fund aludimeve për ndërhyrje kryesisht në hundë e buzë.k.t/Fjala.al/

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

Lajme të tjera

Web TV