Për kë bie këmbana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Natën që u prish teatri kombëtar, u ndjeva i tronditur si shumë shqiptarë të tjerë, më shumë me mënyrën se si u prish dhe dhunën që pasoi shembjen, se sa nga fakti se u prish një teatër që edhe pse i lënë në rrënim, mbarte vlera historike dhe artistike, ndaj personalisht për mua duhej ruajtur. Pak orë pas shembjes së teatrit, në ç’do cep të Shqipërisë u dëgjuan disa këmbana. Jo si rezultat i ngjarjes, por ashtu ndodh çdo të diel. Por atë të diel ajo këmbanë nuk ra vetëm për besimtaret.

Po për kë bie këmbana?

Menjëherë mendja ju ka shkuar tek titulli që i madhi Ernest Hemingway i vendosi librit të tij në vitin 1940. Por siç ndodh shpesh, edhe mendjendriturit mësojnë dhe frymëzohen nga dikush që ndoshta ka qenë më i madh se ta. Këtë bëri dhe Hemingway, i cili shkëputi këto rreshta nga një perlë e shekullit të 17. Poeti anglez John Donne shkruante në vitin 1624 pikërisht këto fjalë, sa të hidhura, aq dhe të vërteta:

Asnjë njeri nuk është një ishull

i mbyllur në vetvete.

Çdo njeri është një copëz e Kontinentit

një pjesë e Tokës.

Nëse një copëz toke largohet së bashku me dallgët e detit

atëherë Toka pakësohet në vetvete,

sikur të kishte qenë për ty një pjesë trupi në vendin e saj (copëzës së tokës)

apo shtëpia e një miku, apo vet shtëpia jote.

Çdo vdekje njerëzore më pakëson

sepse unë jam pjesë e njerëzimit.

Dhe kështu mos të të shkoj kurrë në mëndje të pyesësh për kë bie këmbana:

Ajo bie për ty.”

Ato këmbana, të dielën e 17 Majit 2020 ranë për ty. Po po, për ty. Edhe për mua sigurisht, sepse jam pjesë e kësaj toke, këtij qyteti, njerëzimit si thotë dhe John Donne. Ra për ty sepse të bëri të kuptosh se në çfarë kohësh jeton. Se sa pak të dëgjohet fjala. Se sa pak e duam veten. Se sa pak vlerësojmë historinë. Sa të pandjeshëm jemi bërë! Edhe një gur po ta mbash në xhep për 80 vjet, ditën që do e hedhësh do të marrë malli për të.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Elbasan, tri automjete të përfshira! Një person në gjendje të rëndë

E tani që teatri nuk është më, e kthyen në një betejë midis atyre që duan dhe s’duan një teatër të ri. Po pse more mjeranë, kush nuk do një teatër te ri? Ju vunë kundër Roza Anagnostit vetëm se tha t mos prishet! Disa të tjerë arritën kulmin, sa ofenduan nderin e kombit Robert Ndrenikën se tha “dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor”. Këto këmbana ranë për ju iluzionist, që kujtoni se emri juaj mund të qëndroje krah këtyre kolosëve të artit shqiptar. Personalisht e dua teatrin, dhe më vret fakti se si u prish, çfarë balte u hodh mbi të, e si politika i rreshtoi aktorët në dy krahë të kundërt. Pikërisht aktorët, që skenën dhe emocionin përveçse me publikun, e ndajnë ME njëri tjetrin, ju u përpoqët ti ndani NGA njëri tjetri. Por këmbanat ranë dhe për ju, sidomos për ju. Ju interpretojini si të doni, por mos harroni diçka. Rinia shqiptare e dëgjoi këmbanën, pa se çfarë ndodhi dhe koha do tregojë se si do reagojnë.

Këmbana ra dhe për komunitetin ndërkombëtar në Tiranë. Mjafton të shëtisni pak në rrjetet sociale të pesë apo dhjetë shteteve partnerë historikë të Shqipërisë, dhe të lexoni çfarë komentesh ka lënë rinia shqiptare aty. Diçka e tillë, deri një apo dy vite më parë, ka qenë e paimagjinueshme në Shqipëri. Por ja që këmbana ra dhe për të huajt, që duhet të fillojnë të ndërgjegjësohen sepse shqiptarët kanë filluar të mos pranojnë më çdo gjë si më parë!

Është fakt që frika, naiviteti dhe egoizmi nuk e lejojnë qenien njerëzore të shikojë realitetin ose e shtyjnë atë që ta përdorë realitetin në favorin e tij të përkohshëm. Për ju që po prisni të bjerë këmbana juaj, dijeni që tashmë ka rënë. Nëse se keni dëgjuar, është thjesht se s’keni dashur. Ndaj po e mbyll me fjalët e John Donne: “Dhe kështu mos të të shkoj kurrë në mendje të pyesësh për kë bie këmbana:

Ajo bie për ty.”

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV