Ivi Kaso: PD-ja kërkon “qeveri kujdestare” si garanci për procesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si po shkojnë negociatat për reformën zgjedhore, ku pajtohen dhe ku ndahen palët deri tani? Si mund të zgjidhet ngërçi i krijuar pas shembjes së teatrit dhe opozita të rikthehet në tryezë?

I gjithë opinioni publik dhe çdo shqiptar panë shumë qartë, në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar, asgjësimin e plotë të shtetit të së drejtës, dhunimin e egër të tipit fashist nga policia të qytetarëve të të gjitha moshave, dhe tashmë të gjithë janë të bindur se rruga e Shqipërisë për integrimin në Evropë ka pësuar goditjen më të rëndë.

Opozita shqiptare, në mënyrë të veçantë lidhur me procesin e integrimin evropian, e konsideron atë në mënyrë të palëkundur një prioritet madhor dhe të patjetërsueshëm, në funksion të të cilit ajo ka marrë pjesë dhe ka kontribuar për çështjet e reformës zgjedhore.

Opozita nuk mund të jetë në asnjë mënyrë një fasadë në këshillin politik, por është aty me moralin dhe kredon politike për t’u kthyer integritetin zgjedhjeve të lira e të ndershme, të cilat janë komprometuar rëndë nga sjellja kriminale dhe shitblerja e votave nga rilindja.

Gjithcka varet nga ndryshimi total i sjelljes nga ana e Partisë Socialiste, e cila duhet të heqë dorë nga politikat penguese dhe nga strategjia e shtyrjes së reformës, për ta miratuar atë më pas në mënyrë të njëanshme, sipas interesit të saj politik, dhe për të vazhduar të njëjtën histori të kriminalizimit dhe të shitblerjes së votës.

 

A është e vërtetë që ambasada amerikane i ka sugjeruar këtij komisioni ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke pasur si model sistemin danez që parashikon lista të hapura kandidatësh dhe një ulje pragu, duke favorizuar partitë e vogla? Nëse po, sa e gatshme është opozita ta pranojë një sistem të tillë?

Lexo edhe :  Rudina Hajdari: Jua them unë se çfarë duhet të bëjë PD tani

Nuk kam dijeni të ketë ndonjë propozim të kësaj natyre, për sa kohë që ende nuk kam parë një propozim të tillë të formalizuar zyrtarisht dhe asnjë përfaqësi të marrë ende autorësinë e propozimit. Si rrjedhojë, çdo debat në këtë drejtim më duket i parakohshëm.

E rëndësishme është të theksohet se në tryezën e këshillit politik opozita e bashkuar nuk ka qenë kurrë refraktare ndaj ndonjë propozimi, aq më pak ndaj atyre që lidhen me çështjet e sistemit. Nuk është treguar refraktare as me variantet e shfaqura që propozojnë lista të hapura.

 

Cilat janë kërkesat kryesore të opozitës, ku nuk ka lëshime? A është qeveria kujdestare njëra prej tyre? Pse jeni skeptikë ndaj projektit të “depolitizimit të administratës zgjedhore”?

Besoj që prej muajsh kërkesat tona i janë bërë të qarta jo vetëm palës tjetër në tryezë, por edhe publikut të gjerë. Si rrjedhojë e tyre janë përpunuar edhe paketat e zgjidhjeve, të cilat janë propozuar në formë draft-esh në tryezë, si ato për identifikimin biometrik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik, rolin e policisë, prokurorisë, SPAK-ut, në zgjedhje, financimi i partive politike etj… Sigurisht, të gjitha këto propozime marrin kuptimin e tyre të plotë dhe prodhojnë garanci efikase për procesin nën ombrellën e propozimit tonë kryesor, atij të një qeverie kujdestare për zgjedhjet, një qeverie jashtë konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira, nën modelin e zgjidhjeve të adaptuara edhe në vendet e rajonit, e cila të sigurojë disa rregulla loje bazë, çka do të mundesojë që të gjitha palët e, mbi të gjitha, votuesit shqiptarë, t’i qasen me besim procesit zgjedhor./Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV