Rrëzimi i avionit në Pakistan, të mbijetuarit rrëfejnë momentet e tmerrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në avionin e rrëzuar ditën e djeshme në një lagje banimi në Karaçi të Pakistanit, mbetën të vdekur 97 persona dhe u lënduan shumë të tjerë.

Dy burra i mbijetuan përplasjes shkatërruese – Presidenti i Bankës së Punjabit, Zafar Masud, i cili ishte ulur në sediljen 1C, dhe u filmua teksa u nxorrë i gjallë nga rrënojat.

I mbijetuari i dytë, inxhinieri Mohammad Zubair, 24 vjeç, i cili ishte ulur në sediljen 10C.
‘Pasi u goditëm rifitova vetëdijen, pashë zjarr kudo dhe askush nuk dukej, ‘tha Zubair.

Lista e pasagjerëve nga ‘PIA Airbus A320’ tregon se Masud ishte ulur në pjesën e përparme të aeroplanit dhe Zubair ishte pas shpinës, 10 vende mbrapa.

Masud pësoi thyerje por ishte ‘i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm.

I mbijetuari tjetër, inxhinieri Zubair, i tha Geo News se ndërsa piloti tentonte të ulej, e preku pistën, por u ngrit përsëri, shkruan Daily Mail.

Pas rreth 10 minutash të tjera të fluturimit, piloti njoftoi pasagjerët se ai do të bënte një përpjekje të dytë, pastaj u rrëzua kur iu afrua pistës, tha Zubair nga shtrati i tij në Spitalin Civil Karaçi.

“Gjithçka që pashë përreth ishte tym dhe zjarr,” shtoi ai. ‘Mund të dëgjoja britma nga të gjitha drejtimet. Fëmijët dhe të rriturit. Nuk mund të shihja asnjë person, por mund të dëgjoja britmat e tyre.’

97 pasagjerët dhe pjesa tjetër e ekuipazhit besohet se kanë vdekur.

‘Shume faleminderit. Zoti ka qenë i mëshirshëm, ‘tha Z. Masood, bankieri që ishte në vendin 1C./Përshtati për Fjala.al/ R.G

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV