Aktori i njohur shqiptar, Bujar Asqeriu, ka thënë sot se as baroni i drogës “El Chapo” nuk është sulmuar me aq shumë polic, sa u vendosën për personat që protestuan shembjen e Teatrit Kombëtar.
Nga emisioni ”Kjo Javë”, Asqeriu bëri me dije se në mbrojtjen të Teatrit ishin personalitete si Aurel Plasari e Fatos Lubonja, prandaj qeveria duhet t’u merrte mendim.
Më tej ai ka shtuar se nuk ka qenë kurrë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pasi trokisnin në dyert e partive.
“Metodat e vjetra përça dhe sundo vijojnë. Teatri nuk është pronë partie, por e kombit. Nuk bëhet me grushta Teatri. Teatrin e mbron Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Maks Velo. Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës. Po bën atë ndërhyrje barbare, as El Chapo, kryetrafikanti i Meksikës nuk u sulmua me aq policë. ”- tha Asqeriu.k.t/Fjala.al/