Fitër Bajrami/ Basha: Forca e besimit në zot, na jep siguri se e keqja do mundet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha shkruan :

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit!

Koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Bashkoj lutjet e mija me të gjithë besimtarët, në veçanti për çdo bashkëqytetar në vështirësi e pamundësi, për ata që lëngojnë e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit, për prindërit dhe për fëmijët tanë e për mbarë kombin tonë, me këtë sure me titullin kuptimplotë Shndritja:

“Si kur shndrin dielli i mesditës,
Ashtu dhe natën kur terri bie,
Zoti yt nuk të ka braktisur,
As zemëruar me ty nuk është.
Dhe patjetër çfarë po vjen,
Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,
Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,
E ti i lumtur”.

Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Të fundit

Suvatimi i Spaçit!/ Godole: Shumë mirë që bëhen filma, por burgut i është bërë makijazh

Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, në një lidhje me Skype me News 24 u...

Sezoni veror nis me fluks të madh në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë

Fillimi i sezonit turistik veror dhe rritja e temperaturave kanë sjellë një shtim të ndjeshëm të pushuesve në bregdetin e Lezhës, duke krijuar fluks...

Huliganët serbë e goditën me karrige në Beograd/ Bekim Balaj porosi futbollistëve

Në prag të ndeshjes Shqipëri - Serbi që luhet të shtunën në orën 20:45 në Tiranë, protagonisti i sfidës historike në Beograd (14 tetor...

“Na pret ndeshje e vështirë”/ Portieri serb flet para sfidës me Shqipërinë

Djordje Petroviç, portieri i Serbisë bëri analizën e tij, në prag të ndeshjes kualifikuese të Botërorit ndaj Shqipërisë. “Na pret një ndeshje e vështirë. Kanë...

Sot afati i fundit i aplikimeve, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH

Ditën e sotme është afati i fundit për të dorëzuar aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas burimeve, bëhet...

Lajme të tjera

Web TV