Më 10 janar do të luhet në stadiumin “Air Albania” një ndeshje miqësore midis veteranëve të Kombëtares së Futbollit të Shqipërisë, veteranëve të Italisë kampione bote në vitin 2006, atyre të Greqisë së artë të “Euro 2004” dhe të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin e 2002-it, quajtur ndryshe ndeshja e yjeve.
Të gjitha paratë që do të mbillen nga kjo ndeshje do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona u lënduan me qindra të tjerë e mbetën pa shtëpi me mijëra familje.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila është personi që ka marrë përsipër organizmin e kësaj ndeshjeje.
Përmes një postimi në “Instagramin” e tij, Lila ka bërë publik edhe çmimet e bileta dhe vendet ku do të shiten.
Në tribuna N,S dhe V një biletë do kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë të rinj./Përgatiti: Fjala.al/
View this post on Instagram
“All Stars Game” ???????? Tag shoket/shoqet qe do ju shoqerojne ne stadium ?