“Nuk ka kryeministër të ketë shkelur njëherë në xhaminë e Et’hem Beut”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-diplomati dhe publicisti Shaban Murati ka bërë një konstatim ku rezulton, sipas tij, se përgjatë gjithë periudhës së demokracisë asnjë kryeministër i Shqipërisë nuk ka hyrë në xhaminë e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, për të asistuar në një falje Bajrami.

Murati thotë se edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ortodoksi Nikolla Gruevski, ka marrë pjesë në një falje brenda një xhamie në Shkup, por kjo nuk ndodh me liderët shqiptarë.

Reagimi i Shaban Muratit

Postfestum

Mesazhi i urimit i ambasadës amerikane në Shqipëri për festën e Bajramit në 24 maj 2020 është pesë herë më i gjatë se mesazhi i urimit me një fjali të stampuar dhe jo të personalizuar i kryeministrit të Shqipërisë me rastin e Bajramit një ditë më parë.

Kryeministri ortodoks i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të shtetit ku shumica e popullsisë është ortodokse, gjatë mandatit të tij ka asistuar në një falje të Bajramit brenda në xhami në Shkup.

Nuk ka kryeministër të Shqipërisë të periudhës demokratike, ndonëse ka ndejtur apo po rrin tetë vjet në post në shtetin me shumicën e popullsisë myslimane dhe me votat e të cilëve është zgjedhur kryeministër, që të ketë shkelur njëherë në xhaminë kryesore të Et-hem Beut në qendër të Tiranës dhe të ketë asistuar në një falje Bajrami.

P.S: Levantinët, që mund të brofin me kapuçin e laicitetit, duhet të kujtojnë se qeveria “laike” e Shqipërisë demokratike është e vetmja qeveri në botë, që ka organizuar një meshë./Fjala.al

s.k

Të fundit

Marrëzia e Donald Trump, që do t’i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Më shumë se pesëqind vjet më parë, Machiavelli, filozofi i praktikës politike dhe republikanizmit modern, sugjeroi, në “Diskurset mbi...

Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen “24 Maji”. Vlorë-Dy persona janë vendosur...

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Agrare...

Lajme të tjera

Web TV