Yuri Kim guxon të thotë të vërteta, pse po tremben politikanët…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, jep arsyet se përse po trembet politika protagoniste nga deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, sidomos për reformën në drejtësi. Nga e-maili drejtuar komisionit të reformës zgjedhore, deri në sugjerimin e kryedipomates amerikane për ta ndryshuar sistemin zgjedhor, si formë për t’i hapur patitë politike kryesore, por edhe për t’u dhënë mundësi subjekteve të reja.

Ishte e treta në Tiranë në listën e kandidatëve për deputetë si përfaqësues të PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, por e sigurt është se do të jetë e fundit që del nga salla e Parlamentit, jo më si anëtare e forcës politike të themeluar nga babai i saj, heroi i demokracisë Azem Hajdari.

Mjafton vetëm kaq për ta kuptuar se bëhet fjalë për Rudina Hajdarin, e cila ka vendosur një sfidë me veten: për ta “sfiduar” elitën aktuale politike që prej më shumë se dy dekadash po drejton vendin. Jo në rrugë me protesta, jo në prapaskenat e korridoreve të errëta, por duke qëndruar brenda sistemit.

Nuk e dogji mandatin e deputetes dhe kjo e bëri armike me subjektin politik nga doli, por është edhe armike e mazhorancës, sidomos me fjalimet që mban në sallën e Kuvendit. E shkolluar në Amerikë, e për disa kohë edhe e punësuar në zyrën e komisionit të jashtëm, pranë Kongresit Amerikan, në vitet 2013-2016, Rudina Hajdari në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, për grupin mediatik “Fjala”, tregon se çfarë po ndodh me reformën zgjedhore dhe si po ndikon ambasadorja e re amerikane, Yuri Kim. Sfida për ta ndryshuar sistemin zgjedhor dhe një përgjigje, nëse do të pranojë të jetë në listat e PD-së. E ardhmja e Hajdarit në politikë dhe PD-ja si e shkuar e saj…

Nga Roland Qafoku

Vijmë tek ajo temë që na intereson më shumë: reforma zgjedhore. Në ç’fazë jeni? Duket sikur nuk ka transparencë. Çfarë po ndodh realisht?

-Ju e kuptoni fare mirë që reforma zgjedhore është një çështje shumë e rëndësishme për momentin, sepse bëhet fjalë për një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, para konferencës ndërqeveritare që bëhet me Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet t’i mbyllë disa detyra dhe reforma zgjedhore e reforma në drejtësi janë dy gjërat më të rëndësishme që Shqipëria duhet t’i përmbyllë para këtij Takimi, ndaj dhe është dhënë ky afat ambicioz deri diku, sepse është e vështirë të mbyllet deri në 31 maj. Besoj ka qenë ky presion i ndërkombëtarëve, ka qenë kjo ide që i ka shtyrë palët të kthehen në tavolinë. Se sa do të arrihen, do të jetë goxha luftë e vështirë. Java që vjen besoj se do të ketë goxha ngjarje, sepse duhet përmbyllur reforma zgjedhore, do të shkojë në Parlament, do të votohet, por para se të shkojmë aty, kuptohet, që unë po bëj një betejë goxha të fortë. Dhe për këtë unë nuk do të druhem absolutisht në asnjë moment. Në momentin që flitet për sistemin, ata i shkelin syrin njëri-tjetrit. Është e vetmja temë që nuk pranojnë të diskutohet, që të lëshojnë pak pe, të flasim bashkarisht dhe të shikojmë mundësinë që ta ndryshojmë sistemin. Sepse duhet t’i japim një lloj mundësie edhe qytetarit që të përfaqësohet. Për çfarë jemi ne aty? Thjesht për të ndarë interesat e njëri-tjetrit?

Por si do t’ua dalësh atyre? Ata janë të fortë…

-Do ta shikojmë, sepse mendoj se njerëzit do ta shikojnë realisht se çfarë ndodh, se si në momentin që ata përballen me këtë lloj sfide apo lufte, nuk duan t’u japin njerëzve hapësirën që meritojnë. Do të luftojmë jo vetëm për sistemin, do të kemi dhe një referendum. Sot nuk je në gjendje të kesh zë për asgjë absolutisht. Duhet që njerëzit të kenë mundësi të fusin në Parlament ata njerëz që i përfaqësojnë realisht dhe zëri i tyre të dëgjohet.

Basti i kësaj reforme janë listat e hapura dhe sistemi danez. Besoj se ju e konfirmoni  e-mail-in dhe sugjerimet ose propozimet e ambasadës amerikane për partitë, për këtë sistem.

-Absolutisht po. Është tepër e rëndësishme të kuptojmë që ai e-mail patjetër që është i vërtetë dhe ç’bëjnë partitë kryesore? E mohojnë.

Por si ka mundësi? Shumë e drejtë kjo.

-Absolutisht, sepse u shkon për shtat të ecin në atë lloj mënyre. U shkon për shtat t’i shkelin syrin njëri-tjetrit në momente të veçanta. Është sistemi e vetmja gjë në atë tryezë për të cilën ata janë dakord me njëri-tjetrin.

Lexo edhe :  Greqia shton presionin: Integrimi i Shqipërisë sipas kushteve tona

Si do t’ia dalësh?

Ka pasur lëkundje, ndaj kam motivuar qoftë ndërkombëtarët, apo çdo person që ka dashur të dëgjojë apo ka dashur të kuptojë pse duhet ndryshimi i sitemit, sepse nuk është një gjë e lehtë, sepse çdo sistem ka problemet e veta. Ajo çka kam dashur unë është të shpjegoj në mënyrë shumë të thjeshtë që duhet patjetër që ne të mos shkojmë në zgjedhje thjesht duke votuar një parti politike. Duhet të votojmë edhe për individë.

-A po e tremb Yuri Kim politikën shqiptare?

Po, po e tremb.

Pse?

Po, sepse edhe ajo guxon. Guxon të thotë të vërtetat.

Ju e keni takuar dhe ia keni shprehur këto, zonja Hajdari?

Absolutisht, kam marrëdhënie të vazhdueshme me ambasadoren dhe ambasadorët e tjerë, sepse dhe në rolin që kam duhet një komunikim i vazhdueshëm.

Çfarë ju ka thënë zonja Kim?

Ajo mendon që beteja për ndryshimin e sistemit është një betejë e drejtë.

Pra, ambasada amerikane dhe ambasadorja Yuri Kim e mbështet reformën me lista të hapura dhe sistemin danez?

Patjetër që ambasadat nuk munden në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndërhyjnë te sistemi, por mund të sugjerojnë dhe rekomandojnë. Ata e kuptojnë të vërtetën, që shumë njerëz kanë humbur besimin te politika shqiptare, tek elita e vjetër, tek ata persona që kanë shumë vite që mbajnë pushtetet.

 

Nëse PD-ja do t’ju bënte ftesë që në zgjedhjet e vitit 2021 të ishit pjesë e asaj partie, me lista të hapura ose të mbyllura, do të pranonit?

Do të pranoja që zoti Basha të luftonte bashkarisht në atë tryezë për ndryshimin e sistemit. Pjesë e pazareve të tjera, unë nuk bëhem.

Pra, ju jeni duke thënë që nëse ndryshon sistemi, ju ktheheni në PD?

-Nëse ndryshon sistemi, atëherë hajde flasim. Nëse do të kishte një rikthim, nuk do të ishte falë zemërgjerësisë së zotit Basha. Do të ishte një betejë e cila ka frytet e saj dhe më pas do të ecim bashkarisht për ta risjellë këtë forcë politike në këmbë.

Keni pasur disa fjalime shumë interesante në Parlament. E keni vënë në siklet oratorin numër një të atij Parlamenti, kryeministrin Rama. Si i përgatitni fjalimet, jam shumë kurioz ta di.

-Patjetër që gjatë javës përgatitesh dhe merr informacione, sepse takohesh me njerëz, lexon çfarë ndodh etj.

A është dikush që ju ndihmon me familjet, me materialet, me të shkruarit?

90% jam unë.

Po 10%, kush është?

Ndikimi shoqëror kuptohet, njerëzit e afërt.

Ndonjë person që mund ta ndani me publikun?

-Vetëm njerëzit e afërt që unë u besoj fort, që kanë qenë miq të babait tim, shpesh herë i pyes dhe më orientojnë. Besoj shumë te familja ime, tek ata njerëz që më kanë besuar, kështu që kur bëj fjalime të veçanta apo marr një vendim të veçantë, konsultohem me ta.

Si jeni me gjuhën shqipe?

-Ndihem shumë mirë, shumë komode.

Mos më thuaj s’ke probleme, sepse të gjithë ata që vijnë nga Amerika e kuptojnë me vështirësi. Ju ka ndodhur kjo?

-Po, në fillim pa dyshim, sepse sa të ambientohesh kuptohet, sepse unë kam shpenzuar një kohë shumë shumë të gjatë në Amerikë, dhe kjo është një gjë, që si çdo emigrant kuptohet që i ke ato vështirësitë…

A ju mungon babai?

-Po, më mungon shumë, çdo sekondë më mungon.

A ka ndonjë moment kur ju e kujtoni 12 shtatorin jo vetëm në 12 shtator?

Ajo është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime dhe, pa dyshim, që i rikthehem. Është çështje e formimit të karakterit tim, sepse momente të tilla të formojnë shumë.

Zakonisht, në Shqipëri, fëmijët nuk u kanë ngjarë prindërve politikanë. Sa i ngjan babait?

Uroj që shumë. Kam pasur marrëdhënie shumë të fortë me tim atë. Ishim goxha të lidhur me njëri-tjetrin dhe unë e adhuroja tim atë, ashtu siç mund ta adhurojë çdo fëmijë të atin. Jam rritur me atë dashuri, jam rritur me idetë e tij dhe uroj që të kem po atë lloj guximi që ka pasur ai.

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV