Haaland apo Lewandowski? Sot diskutohet titulli dhe Këpuca e Artë

Kampionati gjerman vë përballë të parën e klasës me të dytën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli në ngjitje i futbollit botëror Erling Haaland, kundër një snajperi që rrallëherë gabon para portës kundërshtare si Robert Lewandowski. Borussia Dortmund-Bayern Munich ofron sot “klassiker” që do të vendosë shumë mbi titullin kampion, por gjithashtu do përcaktojë dhe shumë, në garën për Këpucën e Artë. Kampionati gjerman vë përballë të parën e klasës me të dytën, dhe një sukses i bavarezëve që janë 4 pikë përpara, mund të distancojë Meisterschale, ose një sukses i verdhezinjve mund të rihapë garën duke nisur nga sot në 18:30.

Bundesliga nuk ka shumë që rinisi por në diskutimin për titull rrezikon seriozisht mbylljen në rast fitoreje të kampionëve në fuqi. Shpresat e dy skuadrave janë në këmbët dhe golat e dy sulmuesve të tyre të jashtëzakonshëm. Prandaj është edhe sfida midis dy golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve këtë sezon (11 polaku dhe 10 norvegjezi), të dy të aftë për të shënuar 41 gola në 35 ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha garat në të gjitha kompeticionet.

Bundesliga, por edhe Këpuca e Artë janë në lojë. Lewandowski ka arritur Ciro Immobile të Lazio ndërsa Haaland ka shënuar një më pak (26), por paguan shumë për faktin se 16 nga golat i ka shënuar në Austri, pra me një koeficient 1.5 që është më pak se Bundesliga.

Të fundit

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin...

Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

12 Korrik 1817 Më 12 korrik 1817, në qytetin Concord të Masaçusetsit, lindi Henry David Thoreau – një nga mendimtarët më të thellë të Amerikës...

“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

Rama lë pas të gjithë VIP-at/ Mbi 4 mijë ndjekës në vetëm një javë në Instagram

Kryeministri Edi Rama ka shënuar rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram këtë javë, duke shtuar plot 4 mijë ndjekës. Nga 633 mijë...

Lajme të tjera

Web TV