Mike Tyson ka transformuar në mënyrë drastike trupin e tij në vetëm dy vjet para kthimit të tij të bujshëm në boks. 53-vjeçari është duke u përgatitur për të luftuar përsëri, pasi njoftoi se do të ndeshet vazhdimisht për bamirësi.
Tyson doli në pension në 2005 dhe deklaroi se nuk ishte trajnuar që nga humbja e tij e fundit kundër Kevin McBride, 15 vite më parë, shrkuan The Sun.
Pasi kishte shpenzuar muajin e fundit duke u trajnuar nga Rafael Cordeiro, Tyson është transformuar, duke habitur dhe fansat e tij me këtë shndërrim./Fjala.al/R.G