“Kemi raste të rënda”, mjekët e Infektivit apel qytetarëve: Kujdes!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy nga mjekët që kanë shërbyer dhe vijojnë të jenë në shërbim të pacientëve në Spitalin Infektiv, Najada Çomo dhe Tritan Kalo u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi ka një numër të konsiderueshëm me raste të rënda.

Gjatë mbledhjes së mbajtur ditën e sotme në Komitetin Teknik të Ekspertëve, Çomo theksoi se në spital ka raste të rënda, që po marrin trajtim dhe në kushte të tilla bashkëpunimi me qytetarët për të zbatuar distancimin social dhe kushtet e higjienës mbetet i rëndësishëm për të ruajtur shifra të ulëta të pacientëve të shtruar.

“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke pasur parasysh që kemi pasur dy vdekje brenda tre ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv”, tha ajo.

Ndërsa Tritan Kalo, apeloi për vetëndërgjegjësim nga qytetarët për të parandaluar përhapjen e COVID19.

“Sfida me COVID19 ende nuk ka përfunduar ndaj masat e vetëndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj vetes mbeten në fuqi sot, nesër dhe në të ardhmen”,- u shpreh mjeku.

Aktualisht në Shërbimin Infektiv quajtur gjatë pandemisë spitali COVID1, aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, ndërsa deri në këto momente kanë humbur jetën 33 persona.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV