Gripi stinor/ Mos e bëni kurrë këtë gjë nëse keni simptoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionit Tritan Kalo, përmes një postimi në Facebook ka dhënë disa këshilla në lidhje me gripin stinor i cili tashmë po qarkullon.

Në 5 këshillat e tij, mjeku sugjeron të ajrosni mjedisin, të pini qetësues, të pini çajëra, të konsumoni ushqim të pasur me vlera ushqyese si dhe të mos çoni fëmijët në kopshte e çerdhe nëse ata kanë simptoma.

Një këlli tjetër tepër e rëndësishme është të mos merri antibiotikë si vetëmjekim, vetëm nëse jua rekomandon mjeku.

“RIKUJTESË për kohët e tashme të “griposura”, POR jo më kovidiane….PËRSËRITJA MBETET MËMA E DIJES PËR TË GJITHË NE….GRIPI është tashmë mes nesh, ndërkohë që virusi i Sars-Cov2/COVID-19, vijon të vijë rrotull si të gjithë sëmundjet e tjera endemike infektive, sikundër gjinden në mesin tonë tashmë edhe paraardhësit më pak “jetëlëndues” të tij, që prej vitit të largët 1962…..

NE si popullatë i kemi njohuritë e mjafta për “përballjen” me GRIPIN STINOR, por edhe të parandalimit të mundshëm të saj si përmes VETNDËRGJEGJËSIMIT, po ashtu edhe përmes VAKSINIMIT, sidomos të grupeve të riskut….Jemi në kohën më të përshtatëshme të aplikimit të vaksinës së Gripit stinor në këto grupe risku: personeli i ofrimit të përkujdesit shëndetsor, gratë shtatëzëna, grup moshat nën 5 vjeç dhe mbi 65 vjeç, të sëmurët me sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive, të kyçeve, të Diabetikëve, të përdoruesve kohëgjatë të kortizonikëve, të përdoruesve të kemioterapisë në sëmundjet kanceroze apo të medikamenteve imunosupresive, të infektuarve nga virusi i imunodefiçiencës humane (HIV/AIDS), etj……

KUJDES: 1- Ajrosja sa më e shpeshtë e mjedisit ku gjendemi, por duke evituar korentet ajrore, 2- Ulësit e temperaturës (Paracetamol, Ibubrufen), kompresat e ftohta rreth qafës apo rrëzë dy kofshave, dushet me ujë të vakët….3- Marja e çajrave të ndryshëm bimorë dhe të lëngjeve të ndryshme për të shmangur dehidrimin….4- Ushqim sa më të pasur, në mundësi edhe të gjëndjes ekonomike të të sëmurit….5- Evitimi i frequentimit të çerdheve, kopshteve, shkollave, të vëndeve të punës apo të mjediseve publike nëse kemi shënja Gripi….Të gjitha këto përbëjnë bazën e trajtimit të Gripit Stinor….Në rast të rëndimit të gjëndjes, mos e nënvlerësoni adresimin e menjëhershëm për ndihmë mjeksore….

Lexo edhe :  OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

ASNJËHERË mos rendni drejt marjes së ANTIBAKTERIALËVE/ANTIBIOTIKËVE si vetmjekim, sepse antibiotikët nuk janë antiviralë, por vetëm në rast se ato përshkruhen nga mjekët, nën dyshimin e mbivendosjeve bakteriale në të sëmurët me Grip stinor ose Katare stinore…..Të evitojmë gabimet e shumta të përshkrimit të Antibiotikëve vënd e pavënd, të përshkrimeve për kombinime të tyre jo shkencërisht të bazuara apo edhe me kohëzgjatje  alogjike të tyre, gabime të cilat janë vërejtur jo pak përgjatë Pandemisë së Covid-19…..Po ashtu kujdes edhe me marjen e kortikosteroideve, të abuzuara po ashtu në dhënien e tyre në “Kohët kovidiane”…..Jo ekzaminime radiologjike vënd e pa vënd, po ashtu edhe një rikujtesë se imazhet skanografike të GGO-ve (Ground Glass Opacities) nuku vërehen vetëm në Covid-19, por edhe në Grip sidomos në atë të shkaktuar nga AH1N1…..Puna, Përkushtimi e Profesionalizmi ynë kurrë nuk do mungojë në ofrimin e Përkujdesit ndaj jush…..Together forever!!!”, shkruan Kalo.

 

Të fundit

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Lajme të tjera

Web TV