Pamje shokuese/ Nëna përplas foshnjën në tokë pasi zihet me të dashurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Rumani tregojnë momentin e tmerrshëm kur një grua italiane hedh fëmijën e saj në tokë pas një zënke me të dashurin.

Foshnja e vogël për shkak të plagëve të marra ka përfunduar në kujdesin intensive.

Nëna, për të cilën nuk bëhet me dije emri, po qëndron në hotel pasi ngeci në Rumani për shkak të bllokimit të Covid-19.

Momenti i incidentit është filmuar nga kamera e sigurisë së hotelit, ku nëna ishte akomoduar gjatë pandemisë.

Sipas mediave vendase, gruaja kishte mbërritur në Timisoara pak kohë më parë për të vizituar të dashurin e saj 38-vjeç, rumun, babanë e foshnjës, shkruan Daily Mail.

Babai i foshnjës i ka vizituar shpesh ata, por raportohet se çifti ka debatuar para incidentit.

Foshnja u kontrollua nga një neurokirurg për tu siguruar që nuk kishte pësuar dëmtime serioze në kokë dhe shpinë dhe ishte diagnostikuar me dëmtime traumatike të trurit.

Foshnja ndërkohë vazhdon të kurohet në spitalin Louis Turcanu dhe babi i tij i qëndron afër. Ndërkohë nëna 21-vjeçare italiane e cila ka një fëmijë tre vjeç raportohet se ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimi vazhdon./Fjala.al/R.G

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV