Shqiptari torturon të dashurin e gruas për të pranuar përdhunimin që s’ndodhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicë, me protagonist një çift shqiptar, 43-vjeçari A.E. nga Kosova dhe gruaja e tij 42-vjeçare S.E shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Ata lidhën për një orë në karrige një një shtetas tjetër, duke e torturuar dhe kërcënuar, me qëllim që ai të pranonte se kishte përdhunuar gruan.

Viktimë e sulmit nuk ishte as më shumë dhe as më pak se i dashuri i gruas që qëlloi të ishte dhe koleg me burrin. Në përpjekje për ta shtyrë të pranojë akuzën, 43-vjeçari ka detyruar të dashurin e gruas të bëjë marrëdhënie orale me të, duke e poshtëruar rëndë dhe duke filmuar të gjithë skenën. Përveç kësaj, burrin e lidhur e kanë kërcënuar me pincë dhe me thikë. Ai është mbajtur kështu për rreth 90 minuta. Në fund, viktima është detyruar ta konfirmojë përdhunimin, megjithëse ai nuk ka ndodhur kurrë. Ngjarja ndodhi në një garazh në Bronschhofen.

Çifti shqiptar ka thënë para grupit hetimor se ishin të vetëdijshëm për veprimet e tyre. Ata duhet të përgjigjen para Gjykatës së Qarkut Wil të enjten për akuzat e rrëmbimit, plagosjes dhe shtrëngimit./E.B./Fjala.al

Të fundit

Hëna e Dëborës 2025/ Kur dhe si ta shihni këtë spektakël qiellor

Hëna e plotë e dytë e vitit, e njohur si Hëna e Dëborës, do të shfaqet në kohën e...

Egli në debat me Gjestin: “Kam faj unë që të jap mundësinë ty…”!

Gjesti dhe Egli pas Prime-t të djeshëm kanë diskutuar në oborrin e shtëpisë të mërzitur me njëri tjetrin. Gjesti bëri disa deklarata që e...

Helena Kadare në SPAK, kërkon të marrë pjesë në seancën e Veliajt

elena Kadare, e veja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Për gazetarët ajo tha se kishte ardhur të...

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë murit 800-mijësh të PS-së

Nga Eduard Zaloshnja Jo zyrtarisht, fushata elektorale filloi këtë javë nga dy partitë e mëdha, me motorë të ndezur në kapacitet të plotë nga të...

U ndërpre pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, rinis seanca për Veliajn

Ka rinisur në GJKKO seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca filloi në orën 08:30, por u shty për në orën...

Lajme të tjera

Web TV