Mali i Zi hap kufirin me Shqipërinë më 1 qershor, MEPJ tregon si do procedohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se duke filluar nga 1 qershori Mali i Zi do të hapë kufijtë më Shqipërinë.

Ky lajm është bërë publik nga MEPJ në një postim në “Facebook”, ku thuhet se i njëjti vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

Postimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Njoftim❗️

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi, që prej datës 1 Qershor 2020, ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se, të gjithë shtetasve të vendeve të lartëpërmendura, nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.k.t/Fjala.al/

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV