Spanja shpall 10 ditë zie në nder të viktimave të koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga dita e sotme Spanja ka shpallur dhjetë ditë zi kombëtare për të nderuar 27 mijë viktimat e infeksionit nga koronavirusi.

Në 14 mijë institucione publike flamuri spanjoll do të valëvitet në gjysëm- shtizë deri më 5 qershor. Kjo është periudha më e gjatë e zisë e regjistruar në 40 vite demokraci.

Shpallja e zisë kombëtare u njoftua nga Kryeministri Pedro Sanchez i cili tha se “Të gjithë ne do të ndalemi për të përkujtuar viktimat e fatkeqësisë më të rëndë të shekullit. Sfida e rindërtimit është mbi ne”.

Pedro Sanchez tha gjithashtu se “Të ndjerit meritojnë kujtesën tonë, por edhe harmoninë tonë, ne do të duhet të jetojmë së bashku në të njëjtin vend që ata ndërtuan”.

Sanchez gjithashtu njoftoi se nga korriku Spanja do të lejojë hyrjen e turistëve të huaj.

Spanja, së bashku me Italinë, janë në mesin e vendeve më të prekura nga epidemia e Covid-19 në Europë./b.b/fjala.al

Të fundit

Vilma Nushi shkon në SPAK

Biznesmenja Vilma Nushi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Ende nuk dihet se pse është thirrur,...

Hoxhallarët injorantë dhe importimi i errësirës

Nga Baton Haxhiu Kur u nisa, e paragjykova. Nuk e dija që Fairmont Hotel në Mekë ishte kaq madhështor dhe Ritz-Carlton një nga më të...

Dumani: SPAK ka kryer hetime të guximshme, ligji po vihet në vend

"SPAK është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë që kanë dëshmuar se epoka e paprekshmërisë...

Fero nuk ‘heq dorë’ nga modelet, gruaja e dytë shumë e ngjashme me Arbenitën (FOTO)

Lajmi që Fero më në fund gjeti dashurinë dhe u martua për herë të dytë ‘mbyi’ mediat rozë. Jo shumë për faktin që ish-reperi...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ankimon masën e sigurisë “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli, ka ankimuar masën e sigurisë të vendosur ndaj...

Lajme të tjera

Web TV