Agron Llakaj kërkoi ndërhyrjen e AMA kundër Top Channel, reagojnë ‘Aventurierët’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-moderatori i “Portokallisë”, Agron Llakaj ka reaguar ashpër ndaj emisionit ‘Aventurierët’ që transmetohet në Top Channel. Llakaj e konsideroi skandaloze përmbajtjen e këtij emisioni dhe kërkoi ndërhyrjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive për të marrë masa.

“Kjo video që po shikoni, nuk është kamera e fshehtë dhe aq më pak amatore. Është një reality shoë, ‘Aventurierët’ dhe shfaqet çdo të premte në televizionin kombëtar Top Channel. Nuk dua të merrem me Top Channel, [apo me] qëllimin për të mbështetur një shoë kaq të shëmtuar dhe të rëndë në çdo pikëpamje… degjenerim, shthurje, perversitet. I drejtohem AMA-s, institucioni i monitorimit të mediave audiovizive!”

Ej njerëz! A keni familje?! A keni fëmijë?! A nuk jeni të shqetësuar për ardhmërinë e tyre?! Si mund të lejohet një reality shoë kaq kriminal për edukimin e fëmijeve tanë, nipërve e mbesave?! Covid-19 nuk është asgjë përpara kësaj të keqeje kombëtare që po mbillet nëpër ekranet tona, është pasqyrë reale e jona dhe kjo fillon që nga shkolla, ku shthurja dhe rrugaçëria kanë ndërtuar modele të respektuara nëpër auditore. Këta që shikoni në këtë reality shoë, nesër do shfaqen në rrugë si ‘VIP-at’ e ardhshëm.

‘Unë jam ajo që shkova me katër çuna njëherësh!’

‘Unë jam ai djali gay që dashurinë time e shfaqa aty në net të tëra dhe u kënaqa me këdo që më dashuroi e adhuroi!’

‘Kurse unë jam ajo që ia grisa brekët asaj gocës, e kapa nga flokët dhe e hoqa zvarrë nëpër dhomë, dhe po të mos ma kishin hequr nga duart e kisha vrarë fare!’

‘E unë jam ajo që ia zbërtheva pantallonat atij djalit…dhe…dhe…’

Media e portale që i promovojnë për ca klikime pa menduar që janë bashkautorë në krim. AMA është përgjegjëse direkte! Është më shumë se alarm! Shkolla, familja dhe shoqëria kanë lëshuar sinjalin SOS! Në qoftë se nuk ngrihemi sot dhe të vendosim rregulla, në qoftë se nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshëm prindëror për një të ardhme të sigurt të fëmijëve tanë, nesër do jetë vonë. Ti ose ajo, apo kushdo, jeni viktima të realitetit, i cili do fitojë qytetarinë shumë shpejt. Dhuna, shthurja, tërbimi, degjenerimi dhe krimi do jenë realiteti ynë i ardhshëm shoqëror. Shqiptarë zgjohuni! Për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë! Stop degjenerimit”, shkruante Llakaj.

Lexo edhe :  Gruaja parashikon fitoren në lotari, fiton 200 mijë euro

Por këtij reagimi të gjatë i është kundërpërgjigjur stafi i emisionit ‘Aventurierët’. Ata akuzojnë Llakajn se ka përdorur i pari në media fjalorin banal, me të cilin është rritur brezi që kritikon sot.

“Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonik me Top Chnnel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde. Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon. Por ju z.Llakaj na befasuat me të vërtetë. Brezi ynë (njëzetvjeçarët e zotëm) kujtojmë shumë pastër që pa mbushur akoma një vjeç, falë jush në ekran filluam të belbëzonim fjalë ‘të thjeshta’ banale. E këto vazhduam të dëgjojmë për më shumë se 20 vite të tjera nga *zarbat e deri te bajgat*, derisa kuptuam që humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje e një truri të lodhur e pa asnjë element fantazie. Gjithashtu, ju sqarojmë që ky reality shoë transmetohet në përputhje me të gjitha rregullat e censurimit si edhe në orarin e përshtatshëm. Gëzuar dhe faleminderit që na ndiqni.”

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV